14-vjeçari e godet me thikë një 11-vjeçar në Prizren - NACIONALE

14-vjeçari e godet me thikë një 11-vjeçar në Prizren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 14-vjeçar ka goditur me thikë një 11-vjeçar në fshatin Reçan të Prizrenit.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar në shtëpi dhe se nuk dihet motivet e incidentit.

Raporti i plotë i PK-së:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Fsh. Reçan, Prizren 25.07.2022 – 21:30. I dyshuari mashkull kosovar i mitur i moshës 14 vjeçare ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar të moshës 11 vjeçare. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. Nuk raportohet motivi i incidentit. Thika me të cilën është kryer vepra nuk është gjetur. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit palët lirohen në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme