13 vite burg për krime lufte ndaj serbit Dushko Arsiq
Është dënuar 13 vite burg Dushko Arsiq për krime lufte, raporton gazetarja e Nacionales, Eriola Cacaj.
Vendimi u shpall sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili,
Arsiq akuzohej nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se ka kryer krime lufte në Prishtinë dhe në fshatrat përrreth.
Ky rast ishte në rigjykim, pasi që Arsiq edhe nga shkalla e parë ishte dënuar me 13 vite burg.
Dushko Arsiq është një serb i akuzuar dhe tash i dënuar përfundimisht për krime lufte të kryera gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Ai u arrestua më 8 dhjetor 2021 dhe ndaj tij u ngrit aktakuzë më 2 nëntor 2022 nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur fajtor më 2 shkurt 2024 për krime lufte kundër popullsisë civile, përfshirë dëbimin, plaçkitjen, djegien e pronave shqiptare dhe keqtrajtimin e civilëve në rajonin e Prishtinës gjatë periudhës janar-qershor 1999.
Aktakuza shënon pjesëmarrjen e tij në vrasjen e B.Sh më 20 prill 1999 në fshatin Butovc dhe keqtrajtime ndaj viktimës A.K.
Trupi gjykues e kishte dënuar Arsiqin me 13 vjet burgim për këto vepra, por vendimi ishte mbajtur nën ankesa dhe ishte kthyer çështja për rigjykim.