12-vjeçarja lë mësimin, thotë se u bullizua për shkak të problemeve me dëgjimin
Një 12 vjeçare në Komunën e Fushë Kosovës e cila është e komunitet ashkali ka braktisur mësimin në klasën e gjashtë me arsyen se e kishin bullizuar për shkak se kishe probleme me dëgjimin.
“Jam kon në klasën e pestë, por mo nuk kamë dëshirë më shku, kam qenë e sëmurë prej veshëve nuk kam degju mirë, tani me kanë përqeshe dhe skam dasht me shku mirë", ka rrëfyer S.B për TëVë1.
S.B ka thënë se nuk shpreson të kthehet përsëri në shkollë.
Megjithatë, shkolla “Selman Riza” shkollë kjo në të cilën ishte duke ndjekur shkollimin 12-vjeçarja, ka mohuar se S.B ka braktisur shkollën për këtë arsye.
Sipas tyre, arsyet që ajo e ndërpreu shkollimin ishin pasi familja ka vendosur të largohet për në Gjermani.