12 orë debat: Kush votoi pro rrëzimit të Abazoviq - NACIONALE

12 orë debat: Kush votoi pro rrëzimit të Abazoviq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përmes mocionit të mosbesimit, Parlamenti i Malit të Zi mbrëmë pas një debati prej më shumë se 12 orë, arriti ta rrëzojë nga Qeveria, Dritan Abazoviqin.

Për shkarkimin e kësaj qeverie votuan 50 deputetë, derisa vetëm një votoi kundër. Kundër Abazoviqit ishin rreshtuar edhe partitë shqiptare.

Për rrëzimin e qeverisë ishin të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.

Nismën për të rrëzuar Qeverinë Abazoviq e kishin paraqitur 36 deputetë - përfshirë edhe partnerë koalicioni qeveritar - disa orë pasi kryeministri i parë me origjinë shqiptar enë Mal të Zi kishte nënshkruar Marrëveshjen Themelore me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.

Abazoviq përmes atij nënshkrimi kishte humbur edhe mbështetjen e partnerëve qeveritarë, duke u akuzuar edhe për tradhti të interesit shtetëror nga ana e Milo Gjukanoviqit, president i vendit.

Tash e tutje qeveria e Abazoviqit do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Lajme të ngjashme