12 mijë e 663 euro janë shpenzimet e Kurtit dhe vartësve të tij në vizitën e fundit në SHBA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zyrtarët e tij kanë shpenzuar 12,663 euro gjatë udhëtimit të tyre më të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Insajderi.
Siç shkruan ky medium, kreu i shtetit shpenzoi 1300 euro për akomodim nga 25 deri me 29 korrik gjatë qëndrimit në SHBA.
Kryeministri ka shpenzuar gjithsej 4,103,07 euro nga buxheti i shtetit. Në këto shpenzime nuk përfshihen drekat, darkat apo shpenzime të tjera shtesë.
Vlen të përmendet që kryeministri Kurti nuk i ka marrë mëditjet për vizitën zyrtare që e ka realizuar në fund të korrikut në SHBA.
Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, ka shpenzuar pak më shumë para se eprori i tij, plotë 4 mijë e 590 euro.
Përkundër Kurtit, Dalipi nuk i ka refuzuar meditjet duke i marrë 577 euro. Bileta e fluturimit i kushtoi 2 mijë e 800 euro ndërsa akomodimi 1 mijë 210 euro
Koordinatori Nacional në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës për Zhvillimin e Programit Kompakt me MCC, Lum Mita, shpenzoi për biletë 2 mijë e 467 euro, derisa qëndrimi në hotel ka kushtuar 733 euro, ndërsa meditje ka pranuar 3 mijë e 969 euro.