11-vjeçari sulmohet nga qentë endacak në Milloshevë, përfundon në QKUK - NACIONALE

11-vjeçari sulmohet nga qentë endacak në Milloshevë, përfundon në QKUK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një fëmijë i moshës 11-vjeçare ka pësuar lëndime trupore si pasojë e kafshimit në qentë endacak.

Rasti besohet të ketë ndodhur në Milloshevë në mbrëmjen e së martës.

I mituri është dërguar për në QKUK. Por pas trajtimit fillimisht ai ishte liruar për në shtëpi, por i njëjti më pas ka shfaqur komplikime dhe është dërguar për në Klinikën Infektive.

Një 10 vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë duke i shkaktuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Naser Syla, drejtor i Emergjencës.

“Është një fëmijë i vitit 2012-të, ka qenë në emergjencë. Pasi e ka marrë trajtimin ishte liruar për në shtëpi. Sot i njëjti është kthyer sërish për fashim dhe është dërguar për trajtim në Klinikën Infektive. Pra, pasi është trajtuar në Kirurgjinë Plastike, atij i është rekomanduar që të vendoset në Klinikën Infektive, ku edhe sigurisht do të përcillet gjendja e tij”, tha Syla

Lajme të ngjashme