105 milionë euro: Votohet buxheti i komunës së Prishtinës
Kuvendi Komunal i Prishtinë ka miratuar Buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2023.
Vlera e këtij buxheti është 105 milionë e 675.981 mijë euro dhe është më i madhi në histori të komunës.
Ndër prioritetet e këtij buxheti, sipas asamblistëve është infrastruktura brenda qytetit, zgjidhja e problemeve në komunikacion, ndërtimi i pesë shkollave dhe dy çerdheve të reja.
Gjithashtu një ndër investimet është edhe ndërtimi i Spitalit të Prishtinës.
Në këtë seancë munguan asamblistët e Vetëvendosjes, AKR-së e tre të AAK-së.