10-vjeçari nga Polonia bie nga kati i tretë i hotelit në Durrës
Mbrëmë në Durrës pranë “Shkëmbit të Kavajës” ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një fëmijë 10 vjeç ka rënë nga kati i tretë i një hoteli ku ishte duke qëndruar, raporton Abcnews.al.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, dhe është në gjendje të rëndë.
Dyshimi është se i njejti ka rënë aksidentalisht derisa ishte në ballkon.
Njoftimi i policisë së Durrësit:
Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes