1 shtatori po vjen - NATO shton trupat në veri - NACIONALE

1 shtatori po vjen - NATO shton trupat në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në magjistralën Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës, ndonëse situata është e qetë, aty po vërehet prezencë e shtuar e trupave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Siq raportohet, amerikanët kanë shtuar numrin e trupave në atë pjesë, sidomos pas dështimit për të arritur marrëveshje në Burksel, ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti si dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq.

Tensionet në veri u rritën 31 korrik dhe 1 gusht, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës: atë për targat dhe dokumentet serbe.

Kujtojmë se Sekretari i NATO-s Stekelenberg, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Kurti në Bruksel, theksoi se NATO do të jetë aty, pra në veri të Kosovës, në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë, nëse cenohet siguria e vendit.

Lajme të ngjashme