Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se e dhunoi mbesën në Istog
Është shqiptuar masa e paraburgimit për një muaj për personin që dyshohet se e ka dhunuar mbesën e mitur në Istog.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Nacionale zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se dje, pas mbajtjes së seancës, gjyqtari e ka miratuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit që të pandehurit t'i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
“Seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje. Gjyqtari e ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit që të pandehurit t'i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, tha Nikçi për Nacionalen.
Gazeta Nacionale ka raportuar edhe dje lidhur me këtë rast.