1 milionët në kufi: Të dyshuarit do të mbrohen në liri - NACIONALE

1 milionët në kufi: Të dyshuarit do të mbrohen në liri

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe pas rivendosjes, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj policit Aurel Kaziu, si dhe Edmir Ahmagjokajt dhe Ardit Laskës, të dyshuar për shpërlarje parash në vlerë rreth 1 milion euro.

Shuma ishte sekuestruar më 24 shkurt 2026 në pikën kufitare në Merdar, kur të dyshuarit u ndaluan nga autoritetet.

Në vendimin e 9 marsit 2026, Gjykata ka vlerësuar se kërkesa e Prokurorisë është e pabazuar, pasi nuk është arritur të provohet dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen.

Sipas Gjykatës, Prokuroria nuk ka paraqitur prova që vërtetojnë se mjetet monetare të sekuestruara janë gjetur tek të dyshuarit, duke theksuar se vendimi për paraburgim nuk mund të mbështetet vetëm në pretendime.

Si rrjedhojë, Gjykata vendosi që të dyshuarit të mbrohen në liri.

Lajme të ngjashme