Vox shkruan për mbylljen e restorantit të famshëm të Rexhepit: Ekspozoi kontradiktat
Prestigjiozja Vox ka shkruajtur po ashtu për mbylljen e restorantit Noma në pronësi të kuzhinierit të famshëm shqiptar Rene Rexhepit. Çka shkruan Voxi?
“Ka qenë shekull i keq për atë që e quanim si kulturë e lartë.” Përmend aty se si ka rënë shikueshmëria për teatër, opera, simfoni, etj.
Përveç një gjëje: ngrënies super të shtrenjtë.
“Top kuzhinierët janë më shumë se figura të famshme; ata janë figura të kulturës,” – vijon më tej.
“Askush nuk e ka simbolizon më mirë këtë rend të ri kulturor se sa restoranti i famshëm në Kopenhagë i quajtur Noma.” – shkruan Vox-i derisa numëron të arriturat e restorantit të Rexhepit.
“Asnjë restorant nuk kishte ardhur me aq shumë ide që ishin vjedhur nga shumë vende tjera në shumë qytete tjera aq shpejt,” – citohej të ketë shkruar Pete Wells.
Por, a është ky fundi i ngrënies së mirë?
Vox në shkrimin e saj përmend disa kontrakta. Të parën, kushtet e këqija të punëtorëve dhe atë që e quan “shëmti dhe dinamika toksike të pushtetit”.
E dyta ishte qëndrueshmëria. Sidomos ajo ambientale dhe sociale.
Nëse hani një drekë që iu kushton 500 dollarë apo më shumë për një person – atëherë qysh në definicion nuk jeni duke u angazhuar në një aktivitet që do të konsiderohej se i kontribuon qëndrueshmërisë në nivel global.
“Kuzhinat eksperimentale si ajo në Noma janë të panevojshme, në të njëjtën formë siç janë të panevojshme çfarëdo formash të artit – të panevojshme për gjithçka përveç asaj se çka nënkupton të jesh njeri.” – shkruhet më tej në këtë shkrim.
Lexo artikullin e plotë duke klikuar KËTU.
