Vdes në moshën 99-vjeçare nxënësja më e vjetër e ndonjë shkolle fillore - NACIONALE

Vdes në moshën 99-vjeçare nxënësja më e vjetër e ndonjë shkolle fillore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nxënësja më e vjetër në botë e ndonjë shkolle fillore, ka vdekur në moshën 99-vjeçare në Kenia, pak para se të fillonin provimet.

Priscilla Sitienei besohet të ketë qenë nxënësja më e vjetër në botë e shkollës fillore, derisa nipi i saj konfirmoi se ajo vdiq në paqe në shtëpi.

Sipas BBC, ajo kaloi 65 vite duke i shërbyer komunitetit të saj si grua që përkujdeset për gratë që lindin dhe foshnjet e tyre, madje duke sjellë në jetë disa prej foshnjeve që më vonë do të shndërroheshin në shokë e shoqe klase të saj, para se të shfrytëzonte mundësinë që kurrë nuk e kishte si fëmijë e që është të mësojë të shkruaj e të lexojë.

Ajo madje ishte klasore me gjashtë stërnipa të saj dhe shpresonte se mund të vendoste shembull për të tjerët.

Ajo u thoshte fëmijëve që nuk shkonin në shkollë për shkak se ishin shumë të vjetër se, nëse ajo po shkonte, edhe ata duhej të vepronin njëjtë.

Priscilla tha për Unesco vitin e kaluar se shpresonte që vendimi i saj do të motivonte nënat e reja të ktheheshin në shkollë dhe të edukoheshin.

Ajo u shpreh: "Dëshiroja të bëhesha shembull jo vetëm për ta por për gjithë vajzat rreth botës që nuk janë në shkollë, pa edukim, se nuk do të ketë dallim mes teje dhe një pule".

Gjërësisht e njohur si "Gogo", që i bie "gjyshe" në shqip, Priscilla ishte pjesë e orëve me nxënësit e tjerë, derisa gjithashtu kishte gjetur një balanc mes studimeve dhe punës përkujdesëse për ardhjen në jetë të foshnjeve.

Lëndët e saj të preferuara në shkollë ishin shkenca, edukimi religjioz dhe matematika.

Fillimisht e refuzuar nga shkolla pasi Kenia e bëri edukimin fillestar falas më 2003, Priscilla ishte e vendosur të tregonte dedikimin e saj për t'u edukuar dhe eventualisht iu lejua të bëhej nxënëse e shkollës fillore më 2010.

Në klas, ajo vishte të njëjtën uniformë shkollore si gjithë të tjerët dhe u thoshte fëmijëve të lazdruar të qetësohen gjatë mësimeve.

Më 2015, mësuesi David Kinyanjui tha se ajo ishte "bekim për shkollën" dhe ishte "e dashur për secilin nxënës".

Libri i Rekordeve Guiness do të ketë nevojë për përditësim, pasi aktualisht në këtë libër si nxënësi më i vjetër i shkollës fillore është Kenyan Kimani Maruge.

Ai ishte 84-vjeçar kur u regjistrua në shkollë fillore më 2004, derisa vdiq pesë vite më vonë - një vit para se Priscilla të fillonte edukimin e saj.

Lajme të ngjashme