Të gjithë të famshmit që kanë folur hapur rreth gjykimit Depp-Heard, disa janë të bindur për fajtorin
Miq, ish-të dashur/a dhe fansa të famshëm të të dy superyjeve të kinemasë kanë dalë me komente, postime në rrjetet sociale dhe, në disa raste, edhe me dëshmi.
Kate Moss dëshmoi me anë të një paraqitjeje me video më 25 maj, 2022, duke reaguar ndaj një spekulimi që Amber Heard e kishte hedhur në pah gjatë gjykimit. Heard potencoi se ka dëgjuar se Depp e kishte shtyrë supermodelen shkallëve dikur sa ishin në lidhje. Në dëshminë e saj, Moss tha se ishte një incident kur ajo ishte rrëzuar shkallëve gjatë një stuhie me të reshura në Xhamaika, por Depp ishte para saj kur ndodhi.

"Bërtita, sepse nuk e dija çka më ndodhi dhe isha në dhimbje, ai u kthye me vrap prapa dhe më barti në dhomë duke më dhënë asistencë mjekësore", tha ajo, duke shtuar se Depp "asnjëherë nuk më shtyu, goditi ose më hodhi poshtë shkallëve".
Pasi Kate Moss doli si dëshmitare më 25 maj, Naomi Campbell publikoi një "screenshot" të një artikulli për dëshminë e Moss në Instagram, me titullin: "Johnny kurrë nuk më shtyu, goditi apo hodhi drejt shkallëve'. Supermodelja Kate Moss MOHON komentet e Amber Heard se ish-i dashuri i saj e shtyu poshtë shkallëve sa ishin në Xhamaika". Campbell mbështeti paraqitjen e Moss në gjykatë, duke shtuar: "Po, WAGON thuaje." Wagon është nofka e Campbell për Moss.

Jillian Barberie shfrytëzoi Twitterin për të shkruar: "Kate Moss. Uroj që ajo dhe Johnny Depp të bëhen bashkë. I besoj Johnnyt. Besoj se është i varur si unë. Besoj se ai u dashurua në një narcisiste që dëshiron të bëhet yll. Ai është dhurues, ajo është marrëse abuzive. Pikë. Ata janë toksikë bashkë."

Në maj të vitit 2022, Courtney Love ngriti zërin mbështetës për Johnny Depp në një video të fshirë nga rrjetet sociale tash. Ajo tha se në vitin 1995, Depp i dha asaj ndihmën 'CPR', pasi ajo pësoi ovërdozë nga droga dhe lavdëroi si Depp e trajtoi atë dhe të bijën, Frances, gjatë kësaj periudhe kur Love ishte e droguar. Love gjithashtu simpatizoi me Amber Heard, duke thënë: "Kam qenë gruaja më e urryer në Amerikë... kam shumë empati se si duhet të ndjehet Amber... Por nëse përdorë një lëvizje për përfitime personale... dhe abuzoni me atë moment, atëherë që drejtësia të servohet, cilado që të jetë."
Ajo më vonë tha se nuk deshi t'i bëjë ato mendime publike, duke thënë: "A është puna ime? Jo", para se të pyeste: "Dua të tregoj mbështetje neutrale për një mik, nuk dua të bulizoj... nuk dua të kontriboj më shumë në bulizim online ndaj dikujt që po bulizohet si askush më parë. Ndonjëherë." Ajo konkludoi: "Isha gabim... nëse lëndova dikë, ju lutem pranoni kërkimfaljen."

Më 23 maj, Meek Mill publikoi një video të dëshmisë së Amber në të cilën dëgjohet një audio inçizim që u dëgjua në gjykatë, duke shkruar: "Nuk e di çka ndodhi në këtë rast... por ai inçizim sekret nga dikush që e do, nuk mund të pritet mirë nga unë... është plan për padi apo ndonjë lloj zhvatje."

Eva Green, e cila luajti përkrah Depp në 'Dark Shadows', publikoi një foto të dyshes në Instagram. Ajo e titulli foton: "Nuk dyshoj se Johnny do të dalë me emër të pastër dhe zemrën e jashtëzakonshme që ia shfaqi botës, dhe jeta do të jetë më e mirë se që ka qenë për të dhe familjen e tij."

Ellen Barkin dëshmoi në gjykatë në mbrojtje të Amber Heard, duke thënë se Johnny Depp ishte "thjesht burrë xheloz" dhe "kontrollues" kur ata kishin krijuar një marrëdhënie "seksuale" në vitet e 90-ta. Ajo tha se e kishte parë atë duke hedhur një shishe verë përtej dhomës së hotelit para një dhome tjetër me njerëz - dhe shtoi se ai ishte "i dehur shpesh".

Chris Rock mbrojti Depp gjatë një seti komik në Londër, në maj të vitit 2022: "Besojuni të gjitha grave, përveç Amber Heard. Çka dreqin ka ajo? Ajo e bëri në shtratin e tij. Ajo e bëri nevojën në shtratin e tij! Posa ta bëni këtë në shtratin e dikuj, jeni fajtor për gjithçka. Çka dreqin po ndodhë këtu? Wow."

Bill Burr mori po ashtu anën e Johnny Depp në maj të vitit 2022, duke thënë në podkastin e tij: "Të gjitha këto grupe të grave kur dëgjojnë një grua duke gënjyer kështu, dëmton vërtetë pozitën e tyre, sepse ka gra atje që janë në marrëdhënie për të cilën kjo grua gënjeu dhe tha se është në një të tillë. Dhe për dikë të dalë dhe të gënjejë për këtë, lëndon njerëzit që janë në të!"

Howard Stern foli kundër Johnny Depp më 22 prill, duke e quajtur aktorin "narcisist të madh", pasi e bëri gjykimin që të transmetohet. "Ai e mendoi ta transmetonte këtë në TV për shkak se 'jam kaq i mençur'," tha Stern. "Nëse nuk po aktron - po e tepron me reagime sepse po e shkruan materialin e vet me këtë. Nuk po shkon mirë për ty, nuk po shkon mir ëpër të, nuk po shkon mirë për askë."

Pasi paraprakisht mbrojti Johnnyn në vitin 2016, Laurie Holden potencoi në prill të këtij viti: "E lumtur që e bëra. Do ta bëja edhe njëherë pa e menduar", shkroi ajo në një postim në Twitter. "Thjesht e lumtur që 6 vite më vonë, bota më në fund po e kupton, e vërteta po zbuloi dhe do të shërbehet drejtësia."

Kathy Griffin i doli në mbështetje Amber, pasi Heard bëri një postim për gjykimin që po vinte në prill të vitit 2022: "Oh kukull, po mendoj për ty dhe të dërgoj krejt dashurinë", komentoi ajo, atëbotë.

David Krumholtz, i cili luajti përkrah Heard në 'Playboy Club', postoi: "Droga dhe alkooli shndërrojnë burra në monstrumë. I besoj Amber Heard. Ajo nuk është e pafajshme. Por është viktimë. Arsyeja pse Johnny Depp humbi mundësi karriere është për shkak se ai ishte rrëmujë totale... shkatërroi imazhin publik duke qenë abuzues droge dhe i dehur." Ai mbrojti Heard, duke shtuar: "Ajo nuk është psikotike" dhe "u zu në broqkulla".

Më 17 maj, 2022, Kristie Alley postoi: "Nuk e kuptoj gjykimin mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Duket si një spektakël m*ti. Nuk mund ta kuptoj si ndihmon ndonjërin prej tyre. Duket si ditë tipike në jetën e një të varuri nga droga jashtëzakonisht të talentuar dhe një narcisiste jashtëzakonisht të bukur."

Më 6 maj, 2022, Larry the Cable Guy shkroi: "Nuk po them se Amber Heard po duket se po aktron në foltoren e dëshmitares, por pas dëshmisë së fundit të saj, ju betohem se m'u duk se dëgjova gjykatësin e saj duke thënë 'prite!'"

Më 2 maj, 2022, Drew Barrymore kërkoi falje që e quajti "çmenduri" situatën e Depp dhe Heard, duke shtuar se mendon se është po ashtu "çmenduri" që ata po ofrojnë këtë lloj informate që askush nuk duhet ta dijë. Në kërkim faljen e saj, ajo shkroi:
"Dua që thellësisht t'i kërkoj ndjesë dhe të vlerësoj këdo që foli sepse ky mund të jetë një moment mësimi për mua dhe si do të vazhdoj para. Mund të jem pak më e menduar dhe person më i mirë tutje, sepse dua të jem person i mirë dhe vlerësoj këtë. Do të zhvillohem dhe do të ndryshoj nga kjo."

Në prill të vitit 2022, Ricki Lake publikoi një foto me Johnnyn në Twitter, duke shkruar: "Absolutisht e admirova Johnny Depp kur punova me të në 'Cry Baby'. Ai ishte i sjellshëm, qesharak, përfshirës, profesional, kënaqësi. Nuk e kam përcjellë gjykimin pasi jam konsumuar nga vdekja e qenit tim të dashur, Mama. Ai fliste lehtë, gjentil dhe e desha."

Në prill të vitit 2022, Ireland Baldwin publikoi një video të Depp në gjykatë në storien e saj në Instagram. Ajo shkroi: "Gjëja është se njoh gra që janë saktësisht kështu. Janë manipulative dhe të ftohta dhe përdorin gruarërinë e tyre për ta luajtur viktimën në mënyrë që ta kthejnë botën kundër burrit, sepse jetojmë në një shoqëri ku është gjë e mirë të thuhet se të gjithë burrat janë të këqinj dhe blah, blah, blah. Burrat përballen me abuzim po ashtu dhe kjo qenie njerëzore absolutisht e tmerrshme, Amber Heard është person i tmerrshëm dhe shpresoj që Johnnyt t'i kthehet reputacioni dhe jeta."
