Të famshmit që kanë marrë anën e Amber Heard në rastin kundër Johnny Depp - NACIONALE

Të famshmit që kanë marrë anën e Amber Heard në rastin kundër Johnny Depp

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykimi për prishje të imazhit mes Johnny Depp dhe Amber Heard i ka mbajtur njerëzit të interesuar rreth e rrotull botës.

Heard po paditet nga Depp për 50 milionë dollarë, pasi la të nënkuptohet se ylli i filmit 'Piratët e Karaibeve' abuzoi me të. Edhe pse ajo nuk e përmendi Depp me emër në editorialin për 'Washington Post', ai thotë se komentet e saj patën ndikim në karrierën e tij.

Heard ka ngritur kundërpadi, teksa akuzon Depp se orkestroi një "fushatë shpifëse" kundër saj dhe e komentoi padinë e tij si "vazhdim i abuzimit dhe ngacmimit".

Fansat e Depp janë dukshëm më të zëshëm se të Heard. Deri në kohën e këtij shkrimi, gati 4.3 milionë njerëz kanë nënshkruar peticionin për ta larguar Heard nga 'Aquaman 2' dhe të famshmit si Winona Ryder dhe Javier Bardem, kanë shprehur publikisht mbështetjen për Depp.

Chris Rock madje u tall në një performancë të tij të komedisë ku tha se ne "duhet t'u besojmë të gjitha grave, përveç Amber Heard".

Por kush ka marrë anën e Heard në krejt këtë ngjarje? Më poshtë, të famshmit që kanë dalë haptaz në përkrahje të saj.

Kathy Griffin

Komediania Griffin ishte një prej të famshmëve të parë që doli në mbështetje të Heard. Ajo komentoi vendimin e aktores se do të largohet nga rrjetet sociale, sa është e angazhuar me gjykim. "Oh, kukull. Po mendoj për ty dhe të dërgoj dashuri."

Howard Stern

Derisa legjenda e radios nuk e ka ngritur specifikisht zërin e mbështetjes për Heard, ai ka folur kundër Depp.

"Ai mendoi, 'do ta vë këtë në TV sepse jam kaq i mençur dhe një njeri kaq i mirë... do t'i heq pantollonat e Amerikës me sharm'", tha fillimisht Stern, duke folur në spektaklin e tij, 'SiriusXM'.

"Jo, nuk do ta bësh. Kjo nuk do të shkojë mirë. Nuk po shkon mirë për ty, nuk po shkon mirë për atë. Nuk po shkon mirë për askë. Ju tingëlloni si dy fëmijë të llastuar. Thjesht po del shumë keq."

Ellen Barkin

Në një dëshmi të dhënë për gjykimin e vitit 2019, aktorja Barkin tha se Depp, "xheloz", hodhi një shishe verë përtej dhomës së hotelit kur ata po takoheshin në vitet e 90-ta.

Juria gjithashtu dëgjuan Barkin duke dëshmuar rreth "kontrollit" që Depp mundohej të ushtronte mbi të gjatë kohës kur ishin bashkë, duke e pyetur atë se ku po shkonte dhe çka po bënte. "Mos bëj kështu, mos bëj ashtu", i thoshte ai sipas saj,

"Thjesht një njeri xheloz, kontrollues", shtonte ajo.

Julia Fox

Ylli i filmit 'Uncut Gems', Fox publikisht mbështeti Heard. Ajo komentoi në Instagram: "A e goditi ajo? Po. A ishte abuzim? Jo. Duhet të kesh fuqi për të abuzuar. Ajo ishte 25-vjeçe. Ai qartazi ishte shumë më i fuqishëm, fizikisht dhe financiarisht".

David Krumholtz

Aktori Krumholtz, i cili shkëlqeu në dramën e 'NBC'-së, 'The Playboy Club', postoi disa storie mbështetëse ndaj Heard në Instagram.

"Droga dhe alkooli shndërron burrat në monstruma", shkroi ai. "I besoj Amber Heard."

Prej kur filloi gjykimi më 11 prill, mbështetësit e Depp kanë shpërndarë momentet e tyre të preferuara në të gjitha platformat e rrjeteve sociale. Hashtagu #teamjohnnydepp ka gati 80 milionë shikime në TikTok.

Lajme të ngjashme