Syla: Kadare e gjeti gjithmonë kohën për ne - NACIONALE

Syla: Kadare e gjeti gjithmonë kohën për ne

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Valon Syla, reagoi për vdekjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadaresë, duke e klasifikuar Kadarenë se është një nga shqiptarët më të mëdhenj.

Syla tha se Kadare e gjeti gjithmonë kohën për të bërë diçka për ne.

Postimi

"Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre"

Kjo është thënie nga Ismail Kadare, sepse të tjerat i shkruajti në letër. Ai e gjeti kohën gjithmonë për të bërë diçka për ne, popullin e tij dhe arriti kështu të bëhet figura qendërore e kulturës shqiptare. Por neve, nuk na mjaftoi, sepse asi çfare jemi ne përsëri i kërkuam atij edhe më shumë...

Prehu në paqe i qetë dhe i përmbushur si një nga shqiptarët më të mëdhenj, sepse misionit tënd ia arrite fort.

Tash pas teje, mundet edhe me ja nisë me shkru dikush tjetër, pa u skuqur se ndoshta ti do t'ia lexosh shkrimet ndonjëherë...

Lajme të ngjashme