Sot nis festa e rrushit - Hardh Fest gati të presë mysafirë në Rahovec
Të gjitha pemët këtë verë janë pjekë para kohe. Edhe pse kjo është shenjë që tregon se planeti po ngrohet çdo vit e më shumë, garanton se rrushi në vreshtat më të njohura në Kosovë, s’ka qenë kurrë më shumë gati sesa këtë vit, për tu vjelë. Këtë fundjavë, e premte 2 shtator deri të dilëën mbahet edicioni i 21 i “Hardh Fest” apo Festa e vjeljes së Rrushit në Rahovec.
Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit mbahet edicioni i 21 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nis nesër ( e premte ) më 2 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës).
Festivali nis nga ora 10:00 me aktivitetin e parë, ndërsa ceremonia zyrtare fillon nga ora 11:45, me prerjen e kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.
Hardh Fest 2022 mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Partner i Festivalit Stone Castle dhe sponsor gjeneral Banka për Biznes.
E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip ëinger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit ëinger, i nominuar për Grammy Aëard në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili përformon më 3 shtator.







