Si e shkroi Muharrem Qena këngën “Lamtumirë” - publikohet letra origjinale
Të gjithë e dini një nga këngët më melankolike të një prej artistëve më të njohur shqiptar, Muharrem Qena, “Lamtumirë”. Teksti i këngës është një nga më të njohurit pas “Kaqurreles”.
Gazetari Nebi Qena që është edhe djali i artistit të njohur që përpos muzikës ka qenë edhe regjisor e aktor teatri i qindra shfaqjeve, e ka publikuar fotografinë e një letre, në të cilën Muharrem Qena e kishte shkruar tekstin e këngës së njohur. Për dallim nga teksti origjinal i saj, ai ka bërë disa ndryshime të vogla.
Teksti përfundimtar:
Lamtumire ti o e bukra vashe
une do t'vet tash o hije n'vend te larget.
Me vjen keq vasho qe nuk u pame
dhe pa m`dhan bese vashe
na duhet me u nda,
por besoj se netet nuk na jane harru
t`perqafum qe i kemi kalu.
Lamtumire oj sy zezja e ime
s`te harroj do t`me jesh ne kujtime
por besoj se netet nuk na jane harru
t`perqafum qe i kemi kalu
Lamtumire ti o e bukra vashe
une do t'vet tash o hije n'vend te larget.