Në vreshta punë, në qytet festë - Hardh Fest starton ditën e parë - NACIONALE

Në vreshta punë, në qytet festë - Hardh Fest starton ditën e parë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Temperaturat më të ulta se zakonisht dhe pak rreshje shiu, nuk e kanë penguar nisjen e edicionit të 21-të të Festës së vjeljes së rrushit, “Hardh Fest” që ka nisur sot në Rahovec.

Dita e parë e festivalit ka nisur qysh në mengjes me ceremoni të ndryshme. Por për dallim prej festave të tjera, “Hardh Fest” ka nisur me një bisedë mes dizajnerit që është edhe anëtaët i Këshillit Organizativ të Hardh Fest, Agi Haxhimurati me të rinjt e qytetit mbi temën “Brendimi i një vendi me potencial turistik dhe trashëgimia kulturore”.

Para se të niste ceremonia zyrtare, nisi zyrtarisht “Hardh Treni Tour” një mundësi briliante që mysafirët në festival e kanë për të vizituar objekte të trashëgimisë kulturore dhe vende të tjera që lidhen me prodhimin e verës dhe vet qytetin. “Karnevali Vreshtar” apo parakalimi i Mekanizmave Bujqësor ishte një tjetër aktivitet që i priu “prerjes ceremoniale të kalaveshit të rrushit bë Pallaticë.

Ceremonia e hapjes së festës së vjeljes së rrushit me adresimet zyrtare u mbajt për ti paraprirë ceremonive të tjera si “shpallja e vreshtarëve më të mirë dhe shpallja e verëtarve më të mirë”.

Vreshtarët më të mirë:

1. Agron Haxhimustafa

2. Samir Hoxha

3. Refki Kabashi

4. Avdurrahman Ejupi

5. Veton Haxhimustafa

6. Myfterem Shala

Gjatë pasditës do të hapet edhe Panairi i rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë, do të ketë demonstrimi i pjekjes së rakisë rreth kazanit, Hapja e Hardh Camp-it dhe nisja e koncertit të natës së parë, kur do të këndojnë Hysen KAFEXHIU & BAND, Mentor HAZIRI, Alban SKENDERAJ dhe DJ 029.

Lajme të ngjashme