Rreshtat më të sikletshëm të reperëve kosovarë ndër vite - NACIONALE

Rreshtat më të sikletshëm të reperëve kosovarë ndër vite

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kujdes: Në këtë tekst ndodhen edhe fjalë të papërshtatshme për grupmoshat më të vjetra dhe që mund të shqetësojnë lexuesin.

Më në fund e kemi një listë të asaj - së cilës kushtimisht po i themi rreshta bërllok - në hip-hopin tonë.

Na vjen keq që duhet të shprehemi pa filtra dhe në mënyrë direkte, por a s’është kjo që dallon hip-hopin nga zhanret tjera? Dhe sidomos tash që jemi në kohë të paprecedentë luftërash e virusesh.

Pra, Nacionale do të merret në përgjithësi me pop-kulturën dhe në veçanti edhe me ata që po bëjnë nam të madh, kanë marrë pushtet të madh dhe po fitojnë shuma të pabesueshme parash: reperët tanë.

Tentativat e mëposhtme për metafora nga këta reperë mund ta shndërrojnë një album nga kryevepër në të dobët në mënyrë automatike, derisa një album të dobët mund ta shndërrojnë në qesharak.

Reperët tuaj të preferuar sigurisht se do ta gjejnë veten këtu, pasi lista është fokusuar më shumë në artistët e skenës 'mainstream', se sa në ata që po luftojnë për të arritur në pozitë për të ndarë një copë nga tortja e madhe.

Vazhdoni më poshtë në konkludimin brutal të disa prej rreshtave më të këqinj të thënë ndonjëherë nga reperët kosovarë. Nëse ju keni një listë tuajën, mos ngurroni të na shkruani në nacionale2022@gmail.com

Vëmendje: Materiali i mëposhtëm është krijuar duke marrë për bazë vetëm tentativat e reperëve për të thënë diçka të mençur dhe metaforike, por nuk përfshin rreshta kot si për shembull Agon Amiga kur thotë ''Agon Amiga, A A Amiga, Amiga,'' pasi ky është nënshtrim në kuptimin e plotë të fjalës ndaj ‘bërllokut’, ndërsa qëllimi ynë është të përmbledhim ata që vërtet janë munduar, por thjesht nuk ia kanë dalë.

Lajme të ngjashme