Rohde shkruan në librin e ngushëllimeve për Kadarenë: Gjiganti i letërsisë
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar në librin e ngushëllimeve pas vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, Rohde ka thënë se Kadare ishte gjigant i letërsisë.
Ai tutje ka thënë se trashëgimia e tij do të jetojë përmes tregimeve të përjetshme e frymëzimit që dha.
“Duke nderuar gjigantin e letërsisë Ismail Kadare. Fjalët e tij sollën letërsinë shqipe në botë dhe prekën zemra të panumërta. U prefsh ne paqe. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme dhe frymëzimit që ai u dha brezave të shkrimtarëve të rinj!” – ka shkruar ai.
Honoring the literary giant Ismail Kadare. His words brought Albanian literature to the world and touched countless hearts. Rest in peace.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 3, 2024
His legacy will live on through his timeless stories and the inspiration he provided to generations of young writers! pic.twitter.com/JJZl96tTa9
Ndryshe, sot në Shqipëri e Kosovë është ditë zie pas vdekjes së Kadaresë.