Raportohet se reperi Takeoff është qëlluar për vdekje në Houston
Reperi i njohur amerikan, Takeoff, raportohet se është qëlluar për vdekje në Houston të ShBA-së.
Burimet e forcave të sigurisë dhe disa dëshmitarë i kanë thënë mediumit TMZ se incidenti fatal ndodhi pak pas orës 2 e 30 minuta të mëngjesit.
Thuhet se Takeoff dhe Quavo ishin duke luajtur zar, kur shpërtheu një mosmarrëveshje dhe dikush shkrepi me armë, duke e qëlluar Takeoff-in, në kokë ose afër kokës. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.
Policia tha se dy persona janë qëlluar me armë dhe janë dërguar në spital me vetura private. Nuk është e qartë se cila është gjendja e tyre. Quavo nuk është lënduar.
Vetëm disa orë para të shtënave, Takeoff publikoi një fotografi nga një qendër boullingu. Ai ishte 28 vjeç.