Qysh u takuam: "Ai ishte bukurosh dhe babaxhan" - NACIONALE

Qysh u takuam: "Ai ishte bukurosh dhe babaxhan"

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga 'The Guardian'.

Nicholas, 47-vjeçar, dhe Trent, 41-vjeçar, u takuan në vitin 2017 në një garë triatloni (garë ku përfshihet noti, çiklizmi dhe vrapimi) dhe tash bashkëjetojnë në Coffs Harbour të Australisë me qenin dhe lepurin e tyre.

Kur Nicholasi për herë të parë ia vuri syrin Trentit, ai nuk priste të ndjente shkëndi atraksioni. "Së fundmi isha ndarë nga një martesë", thotë ai. "Shijoja triathlonet, kështu që shkova në Canberra me një grup shokësh për të marrë pjesë".

Eventi zuri vend në Ditën e Australisë më 2017, e cila doli të jetë një prej ditëve më të nxehta të vitit. "Dikush gabimisht vendosi naftë në veturën e garës dhe gara u shty", thotë ai. Derisa po priste të startonte, Nicholas pa Trentin. "Fillova të bisedoja me të dhe nuk e dinim sa gjatë do të mbetnim para garës", thotë ai.

Trent vuri re se Nicholas ishte "i bukur" me "lëndë babai". "Ai ishte i mirë, por unë kryesisht isha i fokusuar në garë", thotë ai. "Mundohem të mos flas shumë me rivalët në ditët e garave. U bëra më i interesuar kur e kuptova se ai po jetonte në Wollogong, sepse atje jam rritur. E patëm atë lidhjen menjëherë".

Nicholas shpejt e kuptoi se Trent ishte atlet i dekoruar. "Ja ku isha unë, duke u fryer si vrapues i fundjavës", qesh ai. Drejt fundit të garës, ata vunë re njëri-tjetrin përsëri dhe buzëqeshën. Pasi të dy kompletuan rrugëtimin, uruan njëri-tjetrin. "Supozova se njëra prej grave me ato që kishte ardhur ishte gruaja e tij", thotë Trent.

Edhe pse Nicholas nuk po kërkonte dashuri, diçka për Trentin i nxiti i interesimin. Ai gjithmonë kishte vënë pikëpyetje mbi seksualitetin që e kishte, por pasi u martua i ri, ishte diçka që do ta eksploronte. E gjeti Trentin në internet dhe e shtoi si shok në Facebook. "M'u deshën dy ditë t'i dërgoja një mesazh të shkurtër", thotë ai. "Sugjerova të takoheshim për një kafe ose vrapim në Sidnej ku ai jetonte dhe unë po shkoja në vizitë". Pasi nuk mori përgjigje, supozoi se Trent nuk ishte i interesuar.

"Nuk e pashë mesazhin deri gjashtë javë më vonë, kur po shkoja në Wollongong për një garë", tha Trent. "I shkrova dhe e pyeta nëse do të ishte atje". Pasi Nicholas gjithashtu po garonte, ata shkëmbyen numra dhe u pajtuan të takohen për kafe pas eventit. Trent pranon se nuk ishte i sigurtë nëse Nicholas ishte i interesuar dhe solli vëllain me vete. "Mendoj se tashmë kisha rënë për të, kur shkuam në kafene", thotë Nicholas. "Kishte diçka rreth tij që më bëri të mendoj se ishte i duhuri. I kërkova të dukej më vonë dhe të mi tregonte medaljet".

Trent ishte më i rezervuar. "Njëmend më pëlqente por vlerësova mendimin e vëllait", thotë ai. "Ai mendoi se Nicholas ishte definitivisht i interesuar në mua". Më vonë, ai shkoi në shtëpinë e Nicholasit dhe menjëherë krijoi një lidhje me qenin e tij. "Derisa isha atje, Nicholas më puthi. Unë paksa u sprapsa por e dija se ka diçka mes nesh".

Duke punuar rreth orarit të ngjshur të Trentit, ata aranzhuan të dilnin për një vrapim së bashku. "Po mundohesha ta shisja veten një vrapues më të mirë se që isha", qesh Nicholas. Pas kësaj, ata filluan të takohen rregullisht për vozitje me motoçikleta, aktivitete dhe mëngjes të vonë.

Në maj, Trent u largua nga Australia të udhëtonte dhe të merrte pjesë në gara rreth e rrotull ShBA-ve dhe Kanadës. "Udhëtimi ishte disa muajsh i gjatë dhe isha i shqetësuar sepse më pëlqente njëmend shumë", thotë Nicholas. Ata qëndruan në kontakt çdo ditë. "Unë madje i dërgoja letra si në kohët e mëparshme", thotë Trent. Ai u rikthye në tetor dhe dyshja filloi bashkëjetesën në janar 2018. "U tregova prindërve për marrëdhënien dhe pastaj fëmijëve të mi disa muaj më vonë", thotë Nicholas. "Të gjithë ishin shumë të lumtur për mua".

Nicholas punon si kopshtar ndërsa Trent bën terapi masazhi përmirësues për të ndihmuar njerëzit të parandalojnë lëndimet sportive. Ata kohët e fundit u transferuan në një shtëpi në Coffs Harbour, në veri të Sidneit, ku jetojnë me qenin e tyre, Astro, dhe lepurin e tyre, Stella. Çifti u fejua në vitin 2020 dhe shpresojnë të martohen tani që bllokimet janë hequr.

Nicholas thotë se nuk ka asgjë që atij nuk i pëlqen rreth Trentit. "Është i sinqertë, i ëmbël dhe i sjellshëm dhe kurrë nuk thotë asgjë të keqe për askë".

Lajme të ngjashme