Putini dhe miqtë e tij të Hollivudit - yjet e filmit që u përqafuan me diktatorin rus
Nga Leonardo Di Caprio te Steven Segal, disa prej emrave më të njohur ishin të lumtur të përqafoheshin me diktatorin Vladimir Putin.
Marrë parasysh zhvillimet mes Rusisë dhe Ukrainës së fundmi, a janë në siklet tash këto personazhe? Epo, jo plotësisht.
Ishte një nga ato momentet surreale që do të mbahen mend gjatë. Vladimir Putin këndoi këngën 'Blueberry Hill' në një event bamirësie për fëmijët e Shën Petersburgut në vitin 2010, teksa një turmë e të famshmëve – duke përfshirë Sharon Stone, Kevin Costner, Kurt Russell, Goldie Hawn, Gérard Depardieu, Vincent Cassel dhe Monica Bellucci – duartrokitën të ngazëllyer si fëmijë kopshti. Kur presidenti pushtues interpretoi rreshtin - "E gjeta emocionin tim" - mendimet e pushtimit gjeorgjian ose helmimi i Aleksandër Litvinenkos ose Alexey Navalnyt nuk dukej se i sillej në kokë ndokujt nga të pranishmit.
Duke ditur atë që dimë tani, spektakli është më shumë si interpretimi i 'Dr Evil' te 'Just the Two of Us' – por shumë më pak qesharak.
Në vitin 2022, pas sulmit të pamëshirshëm të Putinit ndaj Ukrainës, të ftuarit e asaj dite duhet të ndihen shumë naivë, ndoshta edhe të turpëruar – por ata nuk janë të vetmit të famshëm perëndimorë që u përqafuan e gostitën me Putinin. Në mbrojtje të këtij grupi, ata ishin rezervuar për t'u paraqitur nga Samuel Aroutiounian, një njujorkez i specializuar në sjelljen e talenteve të Hollivudit në Rusi, i cili më vonë tha se nuk e dinte se do të vinte Putini në këtë event.
Tash, derisa emrat e mëdhenj nga Angelina Jolie te Sean Penn e Mark Buffalo kanë treguar mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës, Hollivudi duhet të jetë në siklet për ditët kur një shoqëri me Putinin nuk ishte përtej të mundurës. Në të 2000-tat e mesme ai tashmë kishte gllabëruar disa provinca ish-sovjetike - event ky që nuk u duk se i shqetësoi shumë yjet e shoubizit. Rusia ishte një treg i rëndësishëm filmi dhe prekte interesat e të përfshirëve nga Hollivudi. Kështu që Jean-Claude Van Damme, në vitin 2007, i përmbushi apetitet 'macho' të presidentit në një ngjarje 'MMA 'në Shën Petersburg, ndërsa Leonardo DiCaprio i buzëqeshi më ëndje shokut të tij të dashur, poashtu të fiksuar pas maceve, gjatë një bisedimi në një samit macesh në vitin 2010.
Me hegjemoninë e tij të vendosur fuqishëm deri në atë kohë, Putini tashmë kishte një makineri argëtuese vendase që punonte në favor të tij. 'Channel One' – pasardhës i stacionit televiziv shtetëror të epokës sovjetike 'RTO' – kishte prodhuar 'Night Watch' dhe 'Day Watch', dy filma aspirues globalë që i jepnin një shkëlqim maniak Rusisë kaotike dhe postkomuniste.
''E errëta nënkupton lirinë dhe drita nënkupton përgjegjësinë - dhe, në jetën reale, Putini sigurisht se është i ndrituri,'' kishte thënë drejtori Timur Bekmambetov atë kohë. ''Ai po mundohet të rregullojë gjithçka, të organizojë gjithçka. Por është shumë e keqe për lirinë.''
Ndoshta seria e filmave ushtarakë xhingoistë që industria e kinemasë ruse kishte filluar t'i publikonte ishin një këmbanë e vërtetë e besnikërisë së tij.
Por Putin - i kritikuar për agresionin ndaj Çeçenisë dhe Gjeorgjisë dhe me dyshimet që po merrnin këmbë ndaj agjencive shtetërore pas vrasjeve të Litvinenkos dhe Anna Politkovskaya - kishte qartazi nevojë për legjitimitet ndërkombëtar. Fotot përkrah yjeve më të mëdhenj dhe çasja në zona të rëndësishme VIP, ndihmuan të normalizonin figurën e tij në sytë e botës.
Ose ashtu të paktën kështu supozonte ai. Deri në vitin 2014, kur Putini aneksoi Krimenë dhe me pretendime të qarta tashmë për të mos e dorëzuar pushtetin në të ardhmen e afërt, Hollivudi kishte filluar të skuqej nga turpi. Duke folur për revistën 'Time', mjeshtri që fshihet prapa 'Blueberry Hill', Aroutiounian tha për 'A-List': “Ata janë shumë më të shqetësuar për të mos vrarë karrierën e tyre. [Në klimën aktuale politike] ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta kur të kthehen në shtëpi. Ata do të marrin shumë kritika.”
Sidoqoftë, në skenën hollivudiane mbetën disa figura që nuk u dukën shumë të shqetësuara për aspiratat pushtuese të Putinit; Mickey Rourke, Steven Seagal dhe drejtori Oliver Stone ishin në mesin e tyre. Në fakt, ky grup ikonoklastësh u duk se aktivisht e përkrahën.
Disa prej tyre madje nuk hezituan të futen në 'kampin e idiotëve'. Depardieu mori nënshtetësinë ruse dhe një banesë freskuese, me vetëm 13% taksa, më 2013 pasi kritikoi qeverinë franceze për planet e vendosjes së taksave për dëme të shkaktuara ndaj kompanive gjigante. Teksa gëzonte raporte miqësore me Putinin, ai e quajti Rusinë 'demokraci madhështore' në një letër të hapur. Në një festival filmi në Lituani, më 2014, Depardieu ishte qartazi i ngazëllyer ta deklaronte Ukrainën 'pjesë të Rusisë.'
''Jam kundër kësaj lufte vëllavrasëse'', tha ai. ''Unë them, ulni armët dhe negocioni.''
Ndërkohë, Rourke nuk u ndikua fare nga të bëmat e Putinit me Krimenë dhe e cilësoi atë si ''zotëri të vërtetë'', derisa bleu një fanellë me fytyrën e liderit në një dyqan në Moskë më 2014.
''E kam takuar atë disa herë dhe ai ishte një njeri shumë i mirë dhe normal, më shikoi drejt në sy,'' tha ai për 'Sky News'. Është e lehtë të supozojmë se këtë mund ta ketë bërë për të performuar ndonjë truk publicitar, por ai u shpreh se e dashura e tij ruse është arsyeja e vërtetë. ''Është krejt te familja. Nuk më intereson për politikë. Ky nuk është departamenti im.''
Seagal madje as që u mundua ta shfajësonte veten. Fitoi nënshtetësinë ruse më 2016, teksa tashmë e kishte quajtur ''shumë të arsyeshëm'' aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe e cilësoi presidentin si ''një prej liderëve më madhështor të botës.''
Me shokun e tij të vjetër që tani po rrënon pjesën tjetër të Ukrainës, ai është shprehur së fundmi për 'Fox News': “Unë i shikoj Rusinë dhe Ukrainën si një familje dhe me të vërtetë besoj se është një ent i jashtëm që shpenzon shuma të mëdha parash në propagandë për të provokuar dy vendet që të mbeten në mosmarrëveshje me njëra-tjetren”.
Rasti i Stone është më i ndërlikuar. Ai kishte bërë tashmë dokumentarë rreth Fidel Kastros dhe Hugo Chavezit, kështu që me prirjen e tij të kaluar për figura revolucionare, Putini ishte një kandidati logjik i radhës. Seriali katërorësh i regjisorit të vitit 2017, 'Intervistat e Putinit', padyshim që kënaq liderin, por duke e bërë këtë e tërheq atë poshtë me gjithë cinizmin e tij të butë.