Pse të rinjtë po ia kthejnë shpinën alkoolit
Artikull i përkthyer nga The Guardian
Duket se të rinjtë nuk po pinë alkool siç bënin dikur. Dhe kur them "ata", e mendoj "ne". Sipas klubit bamirës për edukim rreth alkoolit, 'Drinkwater', pas ngritjes së madhe të nivelit të konsumit gjatë karantinës, ka pasur një rënie gjenerale gjatë kohëve të fundit: të moshuarit prapë janë më të ekspozuar ndaj pijes, derisa ata që janë më së paku të përfshirë janë personat mes 16-24-vjeç, me 26% të këtij grupi që janë plotësisht esull.
Ky trend i të rinjve britanikë duke ia kthyer shpinën alkoolit ka qenë prezent tash e një kohë, por më shumë se një çerek i të rinjve esull? Derisa në asnjë mënyrë nuk glorifikoj konsumin e rëndë, ose të minimizoj efektet tragjike të alkoolit, kemi të bëjmë me një shoqëri shumë esull.
Kur isha i ri, dhe shumica e njerëzve që njihja, mund të kenë sjellur një dyshek fjetjeje në pab.
Në ditët e mia të lavdisë (kujtimet mund të ndryshojnë), pshurrja e Britanisë së Madhe – gota ngjitëse, të ëmbla; tavolina të shpërndara nga hiri i cigareve; lutjet e dëshpëruara të një pronari që thërriste "porosia e fundit" - ishte një ngjarje olimpike jozyrtare.
Tash lexoj se alkooli nuk po konsumohet në 29% të vizitave nëpër pabe dhe 37% e vakteve nëpër restorante, dhe prodhuesit kryesorë të birrës janë duke përdorur lagera jo-alkoolike. Është agimi i vetëpërmbajtjes së re.
Ndoshta kjo gjëja e "rinisë së matur" është e ekzagjeruar: turmat e muajit të kaluar në Glastonbury dukeshin të nxitura nga më shumë se sa atmosfera e mirë dhe çaji i shëndetshëm. Dhe ndërsa shfaqjet reale të tilla si Love Island tani e kufizojnë rreptësisht alkoolin në krahasim me ditët e para të "Big Brother", kjo duket më pak për atë që duan shumica e pjesëmarrësve sesa një detyrë e kujdesit për transmetimin.
E bërja dru më nuk nënkuptohet vetëm me gjëra që ndërlidhen me alkoolin: një studim i vitit 2015 zbuloi një rritje të të rinjve që përdornin ekstazi dhe LSD dhe, në përgjithësi, ata të kësaj grupmoshe kishin më shumë gjasa të përdornin drogë.
Prapë, një trend rezistimi ndaj alkoolit është interesant - dhe mund të ketë shumë shpjegime për këtë. Një prej tyre është të rinjtë janë fantazma kontrolli, të cilët nuk do të dinin të dallonin një kohë qejfi edhe nëse do t'i kafshonte në çantën e shpinës.
Ata janë më të mençur, më të pjekur, më pak të ndikuar se gjeneratat e kaluara (ata, pas së gjithash, po bëjnë seks pa alkool). Janë kaq klas: preferojnë qasjen evropiane të dehjes, janë të ngarkuar me borgje studentore. Vendose kështu, të përballojnë një rund pijesh do të ishte mrekulli.
Ose mbase këto grupe thjesht preferojnë të formojnë identitetin e tyre konsumator dhe hedonist në vend që të ndjekin hapat e, të themi, djemve dhe vajzave të viteve 90-a: duke iu shmangur alkoolit ashtu si, me rritjen e veganizmit, ata u kthyen fuqishëm kundër mishit.
Ose mund të jetë një aspekt më i trishtë dhe i errët i seksit: gratë esull ndihen pak më të sigurta, më pak të brishta ndaj predatorëve; dhe burrat po i përgjigjen kësaj? Historikisht ka pasur një disponim kundër grave që pinë.
Në mënyrë të ngjashme, pijanecët e rinj të klasës punëtore që jetonin në Magaluf përçmoheshin në mënyrë rutinore, ndërsa brigada e bodrumeve të verës Ocado të klasës së mesme, u konsideruan aspiruese.
Ndoshta disa nga këta faktorë e kanë ushqyer këtë shkëputje të masës rinore nga alkooli. Ose kjo ose të rinjtë thjesht mendojnë se pirja është e keqe, e datuar dhe (përshpëritje) patetike. Më kujtohen pamjet e viteve 1960 dhe 1970 të hipive të vrarë me gurë, duke më bindur të mos marr drogë: nuk ishin droga, por flokët.
Mos të moshuarit i kanë gërrditur gjeneratën e re dhe i kanë bindur të mos pinë? Pranojeni, madje edhe pa pasoja serioze - sëmundje, dhunë, depresion, vdekje - historia e alkoolit modern nuk është aq e bukur.
Në këtë pikë, duhet t'i dalë në mbrojtje gjeneratës së kaluar. Për ata fatlumët që nuk u ngërthyen nga kthetrat e alkoolizmit, kultura e alkoolit nuk ishte krejt e errët, ose krejt për seksin. Ishte gjithashtu për socializim, lidhje, të mos e marrësh veten aq seriozisht.
Të gjitha këto gjëra që mund t'i bësh edhe esull, por kjo nuk e minimizon faktin se e bëmë çmendurisht të dehur. Një gjë që shpesh neglizhohet në lidhje me kulturën e djemve të viteve 1990, në të cilën u futa në mënyrë patetike, ishte se sa të ndërthurura ishin gjinitë në një nivel miqësie: për një kohë atje, ndjenja e barazisë dhe miqësisë u ndje e freskët dhe e fortë.
Siç qëndrojnë gjërat, mezi pi këto ditë. Më nuk mund t'i pëballoj zgjimet pas netëve të dehura: si në moshën tuaj, ato eskalojnë nga të këqija, në të tmerrshme në 'Chernobyl'. Për disa, ndjesia fiket pa marrë parasysh a na pëlqen apo jo. Të rinj esull, merreni si paralajmërim, mund të jeni duke i kaluar vitet më të mira të rikuperimit.
Qartazi, nuk ekziston më presioni për të pirë. Ajo thënia "kurrë mos i besoni një bastardi që nuk pi", duket se është zhdukur.
Ndoshta për shkak se nuk është "tjetër", si droga e klasës A, që të detyron të kesh një qëndrim të caktuar (brenda ose jashtë), siç nuk do të kishe me diçka të tillë si kokaina. Ajo që 26% e brezit të ri mund të thonë është: jo dramë, ne në fakt nuk jemi aq të interesuar.