Pse disa kafiteri të Prishtinës i refuzojnë klientët e tyre?
Pse disa kafiteri të Prishtinës i përzgjedhin klientët e tyre?
“Ti je studentë/e nuk len bashish”,
“A mund ta dijmë se a jeni Katunar apo Qytetar sipas pijeve që pëlqeni?”
“Personalitetit dallohet në bazë të preferences së pijes që porosisni”
“Pse disa kafiteri kanë “dress code”?”
Kafenetë i bashkojnë njerëzit për të shijuar një moment në kohë, por në disa prej tyre që ndodhen në kryeqytet është krijuar një mënyrë e jetesës - sjellje dhe modë - e një shtrese shoqërore që mendohet si më e lartë e më e zgjedhur.
Kafenetë, baret dhe pabet e Prishtinës janë të stërmbushura edhe pse njerëzit ndoshta nuk janë të varur nga metabolizmi i kafeinës apo alkoolit.
Kënaqësia e këtyre momenteve të veçanta është pjesë e diçkaje po aq të thjeshtë sa të dish të vlerësosh momentin dhe të lëshosh tensionet në një bisedë, ndërsa shijon ritualin e një pije të nxehtë që nga ana tjetër gjeneron ndryshime shumë pozitive në trurin tonë.
Mirëpo ka disa kafiteri të Prishtinës që i seleksionojnë klientët e tyre me pretendimet e tilla se “Ti je student/e nuk len bakshish”. Ky lloj snobizmi vërehet edhe tek pyetja:
A mund ta dijmë se a jeni Katunar apo Qytetar sipas pijeve që pëlqeni?
Shumica thonë se kamarieri është studiues i “personalitetit në bazë të preferences së pijes që porosisni”.
Meqenëse klientët vijnë nga demografi të ndryshme, regjione të ndryshme që frekuentojnë kafiteritë e Prishtinës, ne duhet të kemi ndërmend profilet e konsumatorëve (klientëve): qëllimi, preferenca dhe mënyra e jetesës. Përderisa një klient ka zgjedhur kafiterinë tuaj ju duhet të ndiheni të priviligjuar, e ndoshta jo të selektoni në bazë të statusit: nxënës, studentë/e, katurar (kuptimin regjional), apo çdo lloj epiteti dhe forme tjetër.
Një nxënëse nga Gjmnazi “Xhevdet Doda” nga Prishtina tregon për Nacionalen:
“Ishim disa shoqe së bashku të veshura me uniformë të shkollës dhe shkuam në Sach caffe, aty nuk na lejuan të hyjmë me pretendimin se nuk kemi vend edhe pse e gjithë kafja ishte e zbrazët.”
Një studente tjetër po ashtu tregon historinë e saj:
“Ishim një grup kolegësh duke shkuarë në Cafezz dhe kamarieri na tha që nuk mund të uleni sepse i gjith vendi ishte i rezervuar.” G.Z
Një student tjetër:
“Unë isha me mollë i ulur në terasën e Cafezz-it, nuk vinte askush të më shërbente; unë disa herë i bëra me dije kamarierit që të vinte. Pas 10 min. erdhi më tha nuk mundem të të shërbej sepse tavolina ëshë e rezervuar.” R.P
Mos të flasim fare për kafet e vogla, siç për ne tregon A.R:
“Shkova me dy shoqet e mija tek Kafet E Vogla përkatësisht në Centrum dhe aty qëndronte roja i sigurimit dhe na tha që ju nuk mund të hyni sepse jeni të vogla në moshë, ani pse ne ishim 25 vjeçare. Ne i treguam letërnjoftimin, por prap nuk na lejuan.”
Më mirë nuk qëndron as kafeneja që mban emrin e shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare, siç tregojnë tri studentë:
“Ishte e premte ne ishim 3 shoqe që vazhdimishtë shkonim në Kadare; atë ditë si për çudi ishin ndërruar kamarierat dhe na thanë që nuk lejoheni të hyni, se jeni goxha të reja, duhet me rezervu vendin. Ne morëm vesh që ishte ndërruar menaxherja e Kadare-së dhe kishte vendosur që njerëzit që vinin të kishin ‘dress code’ sipas preferncave të tyre”.
Nacionalja vendosi të i shohë nga afër dhe siguruam audio inçizim që tregon se si ekziston ky snobizëm në kafenetë e Prishtinës.