Prof. Laurin Mackowitz dhe Stephanie Graf mbajnë ligjeratë në UP
Shoqata e Filozofëve të Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Filozofisë, nëpërmjet programit CEEPUS e ka ftuar për ligjëratë profesorin nga Universiteti i Grazit, Departamenti i Filozofisë, Laurin Mackowitz dhe hulumtuesen dhe asistenten nga Instituti për Filozofi i Insbrukut Stephanie Graf.
Mbajtja e këtyre eventeve dhe bashkëpunimeve ndërkombëtre, kanë një vlerë të madhe për UP-në dhe për përmbushjen e plotë të qëllimit të tij. Në nivelin institucional, bashkëpunimi ndërkombëtar për UP-në siguron një shtysë thelbësore për inovacion në mësimdhënie, në mësimnxënie dhe në kërkime shkencore, ndërsa në nivelin individual ai përbën pasurim akademik dhe personal për të gjithë të përfshirët në këtë proces.
Prof. Laurin Mackowitz dhe hulumtuesja/asistentja nga Instituti për Filozofi i Insbrukut Stephanie Graf, ligjëruan kryseisht tema filozofike dhe sociale si: feninizmi, estetika e refuzimit të Paul Marshall, biopolitika nga kontekstualizmi i Covid-it dhe pas tij. Ata theksuan se ishin shumë të lumtur për ftesën dhe bashkpunimin me Univeristetin e Prishtinës dhe aktivitetet janë shumë vleshme për të dy palët. Ligjëratat u mbajtën në Fakultetin Filozofik.
Programet e tilla ndërkombëtare të studimit e mobilitetit u ndihmojnë studentëve që së bashku me mundësitë e studimit dhe hulumtimit, të kenë mundësi edhe në ngritjen e vetëdijes kulturore. Çfarë binte në sy, ishin pytjetet që u adresoheshin studentëve. Këta të fundit qëndronin të ndrojtur dhe raporti Profesor-student vazhdon të jetë bukur i ngurtë.
Pse ndodhi kjo?
Çfarë mësuan studentët nga profesorët e Grazit?
Pse është numri kaq i pakët i studentëve që shprehin interesin e tyre për të dëgjuar ligjerata të tilla?
Sa dallojnë Profesorët e UP-së me ata të Grazit?
Rreth këtyre pyetjeve për ne janë përgjigjur Prof. Dr. Kadri Metaj dhe studentët e deprtamentit të Filozofisë.
Prof. Dr. Kadri Metaj është përgjigjur:
“Unë jam që 40 vjet në Universitet dhe nuk kam arritë që ligjeraten me e kthy në bashkbisedim me studentë, se për me ndodhë kjo, duhet që studentët me qenë të përgatitur. Është digression, se kur ka qenë një prezencë e madhe ndërkombëtare këtu, profesorët e ftuar na thoshin keni pak bashkëbisedim, keni ligjerata të “ex cathedra”. Kjo ndodh se studentët nuk po na përcjellin dhe nuk po përgaditen. Ata na thanë jepuni detyra sot për javën e ardhshme, kur vinë javën e ardhshme janë të gatshëm me bashkëbisedu dhe na ndodhi diçka e çuditshme - studentët fillun me na ikë nga ligjëratat. Nuk ishtin të gatshëm, ishin mësuar që provimin ta përgadisin diku në fund dhe me ardhë me dëgju në mënyrë pasive. Kjo ka lidhje me kulturën, ka lidhje me disa shprehi tona të punës dhe prapë vazhdum me “ex cathedra.
Vizita e Profesorëve të huaj nga CEEPUS na ka ndihmu shumë me zbutë këtë kontraditë, problem që e kemi në praktikat tona shkollore. Fatbardhësisht, gjeneratat e reja po falsin anglisht dhe s’ka shumë dallime të mëdha në mes të studentëve këtu dhe atyre në Graz.
Ka mungu informimi me vetë faktin që profesorët që i sjellin në orarin në ligjerata siç ishte sot në orën time, me u siguru që studentët që dëgjojnë “Filozofi bashkëhore” janë aty. Besoj që në webfaqen e Universitetit dhe fakultetit, duhet me bë më shumë aktivitet, me bë intervista dhe me i promovu këto mundësi dhe këto probleme teknike sepse nuk funksiononte teknika dhe ka diçka që është teknologjike dhe janë probleme të zgjidhshme. Janë të Universitetit dhe kadetrave përkatëse. Edhe ashtu në filozofi janë grupe të vogla të studentëve dhe janë shkapërderdhë shumë edhe prej numrit që regjistrohen ne jemi të lumtur nëse na dalin 20 studenta në vitin e tretë që për filozofi nuk janë pak dhe që kjo ndodh kështu edhe në katedrat e tjera njëlloj.
Ligjëratat me qenë interaktive shkakton një stres dhe drojë për studentët dhe që s’e kanë liberalizu mjaftushëm debatin dhe nuk e kanë interiorizu si praktikë të vetën. Raporti Profesor-student vazhdon të jetë bukur i ngurtë, lidhet ndoshta edhe me kulturën e punës. Nëse përcjell vazhdimisht ligjëratat, nuk do ta kishte këtë stres.
Me aq sa kam parë unë në katedra ku kam qëndruar një semester në Lil dhe një semester në Vjenë, në periudhat e pasluftës janë të adresuara këto probleme dhe me i adresu këto probleme që me i adresu këto probleme, dhe teknologjia me qenë në funksion të informacionit dhe të ndihmës edhe jo me qenë pengesë për studime.”
Ndërkohë, Qëndrim Kalludra, student i Filozofisë ka thënë:
“Ligjerata ka qenë shumë interesante prej prespektivës feministe, jo asi feminizmi klasik sterotip, jo shumë i bazuar në vlera. Ka pasë shumë koncepte të reja që kam mësu, si p.sh. për konceptin e përdhunimit që vjen nga një prespektivë e shoqërisë patriarkale dhe shumë sende ‘open minded’ që ta çelin mendjen. Ka qenë një ligjëratë interesante.”
Sa dallojnë profesorët e UP-së me ata të Grazit?
“Nuk mendoj që dallojnë shumë substancialisht nga ana intelektuale ose akademike, Profesorët e Filozofisë janë goxha të mirë, jo veç sa për me ua bë rrafsh që i kemi profesora. Çka mundet me dallu është kultura prej nga burojnë secili profesor, kulturat europiane janë kultura liberale dhe kultura që promovojnë individin lirshëm dhe filozofia si studim i mendjes pomovohet ose thjesht nuk segregohet. Filozofia në Kosovë nuk dihet saktë as çfarë është. Po flas nga hapat e hershëm, që nëse një individ don me u marrë me filozofi ose me pa si veprimtari jetësore. Këtu mundet me qenë ai dallimi kulturor i shoqërive, jo dallim i madh substancial.”
Numri i studentëve pjesëmarrës ishte relativisht i vogël. Pse është numri kaq i pakët i studentëve që shprehin interesim me dëgju ligjërata të tilla?
“S’e di... mundet me pasë shumë arsye. Një mundet me qenë frika me shprehë mendim, mundet me qenë edhe ndonjë problem teknik që s’kanë dëgju edhe mosshprehja e kurajos që me pasë interaksion ose me dëgju kësi lloj ligjeratash. Besoj kjo e dyta më shumë.”
Pse mungonte bashkëbisedimi dhe interaksioni profesor-student?
"Kjo është refleksion se kur kemi edhe ligjerata shqip nuk ka interaksion të madh se le më në një gjuhë më të huaj... s’ka një çudi të madhe tek unë."
Pse ndodh?
"Nuk e di, mungesa e kurajos ose mungesa e vetëbesimit të mendimit të tyre, a krajt filozofia është me shprehë mendim individual."
Zjarr Bujari, student i Filozofisë:
“Unë mendojë që ligjeratat e profesorëve prej jashtit janë shumë konstruktive për ne, sepse na japin një prespektivë tjetër prej atyre që i dëgjojmë në fakultetin tonë. Nga këto ligjerata ne mësojmë shumë. Ne folim për sene të reja dhe që ne ndoshta nuk i folim këtu. Përndryshe, këto ligjerata mbahen çdo vit si shkëmbime në mes fakuletit tonë dhe fakulteteve të krejt botës."
Sa dallojnë Profesorat e UP-së me ata të Grazit?
“Nuk dallojnë shumë, i vetmi dallim që kisha mujtë me thanë është që ata ligjërojnë anglisht, e këta shqip”.
Numri i studentëve pjesëmarrës ishte relativisht i vogël. Pse është numri kaq i pakët i studentëve që shprehin interesim me dëgju ligjërata të tilla?
“Duhet me këqyr nga një prespektivë ma e gjanë, se edhe numri i studentave në fakultetin tonë është i ulët, edhe në të gjitha fakultetet numri i studentave është ma i ulët e ma i ulët. Studentat që studiojnë filozofi janë pak, dhe propocionalisht kanë me qenë ma pak në qito ligjërata, se ata kanë punë tjera. Edhe unë kom pasë një ligjeratë tjetër edhe e kom hup për me dëgju këtë ligjeratë.
Kjo është zgjedhje e lirë e studentit me ardhë në ligjeratë. Dikush nuk don me ardhë, dikush ka punë të tjera, ndoshta edhe gjuhën nuk e di, sa mirë dinë me artikulu mendimin e tyre anglisht. Gjithsesi është zgjedhja e tyre personale. Ata po dojnë me dëgju edhe mos me me kallëzu diçka të re ose me marrë njohuri të reja.”
Altin Krasniqi, po ashtu student i Filozofisë:
Sa dallojnë profesorët e UP-së me ata të Grazit?
"Nuk ndryshojnë aq shumë, për aq sa pata rastin me i taku dy nga profesorët e Grazit nuk ishin shumë ndryshe nga profesorat tonë. Ndoshta besoj që profesorat tonë janë shumë ma të mirë. Kjo mbetet veç me i ngu ma shumë profesorat prej Grazit."
Çfarë mësuan studentët nga profesorët e Grazit?
"Ligjërata ke shumë e mirë edhe mësova diçka që unë s’e kam ditë ma herët. Për zanafillën e fjalës “rape” – përdhunim, ke diçka interesante dhe më ndihmoi shumë me ditë këtë sen."
Numri i studentëve pjesëmarrës ishte relativisht i vogël. Pse është numri kaq i pakët i studentëve që shprehin interesim me dëgju ligjërata të tilla?
"Nuk e e di, nashta nuk u intereson shumë edhe në filozofi nuk jemi shumë studenta, jemi 10 veta, 20 maksimumi."
Pse mungonte bashkëbisedimi dhe interaksioni profesor-student?
"Ndoshta që janë tu e pa dikë për hërë të parë, i Grazit, edhe mos po gabojmë, edhe ndoshta te gjuha. Shumë i sigurt që një 50% as s’e ka kuptu edhe sherri i gjuhës, kështu që për këto dy arsye, s’kanë mujtë me kuptu."