Pesë filmat për t'i shikuar në dhjetor - NACIONALE

Pesë filmat për t'i shikuar në dhjetor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tori dhe Lokita

Jean Pierre dhe Luc Dardenne gjithmonë kanë pasur tendencë të krijojnë drama për padrejtësitë sociale, por Tori dhe Lokita është "filmi më frustrues që vëllezërit Dardenne kanë bërë", thotë David Ehrlich në "Indiewire". Heronjtë tinejxherë të filmit luajtur nga Pablo Schlis dhe Joely Mbundu, janë imigrantë afrikanë të cilët jetojnë në një strhimore në Belgjikë. Ata po luftojnë deportimin apo rikthimin në vendin e tyre, derisa duhet të shpërndajnë drogë për të paguar trafikantët me njerëz, por ata karakterizohen me guxim, mendime të mençura dhe miqësi të pathyeshme - për një kohë, megjithatë.

"Asnjëherë më parë këta regjisorë të nënkuptuar politikë nuk kanë lejuar kaq lakuriq një shëmbëlltyrë morale të shndërrohet në polemika të nxehta e të çmendura," thotë Ehrlich. "Premisa e saj tërhiqet më fort derisa edhe veprimet më të thjeshta shkaktojnë intensitet që të lë pa frymë."

Publikohet më 2 dhjetor në Britani.

Babylon

Fascinimi i Damien Chazelle me epokën e artë të Hollivudit shkëlqeu me filmin e tij më të madh, "La La Land", por regjisori eksploron edhe më shumë në Babylon, një komedi-dramë që i kushton vëmendje biznesit të filmit në vitet e 20-a dhe 30-a. Është një spektakël ku përfshihet seksi, droga e orgjitë, me paraqitje të superyllit filmik nga Brad Pitt, Margot Robbie si përdoruese e kokainës, Diego Calvo si asistent studioje, Jovan Adepo si baterist xhezi, dhe Jean Smart si kolumnist i pamëshirshëm thashethëmesh. Ata të gjithë po luftojnë për një vend në "këtë shoqëri të improvizuar që ishte ndërtuar shumë shpejt, në këtë lloj mënyre të shfrenuar dhe të pamatur", tha Chazelle Lauren Huff në “Entertainment Weekly”.

"Babylon ishte një emër që përdorej për të përshkruar Hollivudin në atë kohë - idea e një vendi mëkatar, një qyteti dekadence dhe shthurjeje, që po shkonte drejt shkatërrimit".

Publikohet më 23 dhjetor në ShBA dhe Kanadë.

Dua Të Kërcej Me Dikë

Në dekadën prej vdekjes 2012, Whitney Houston ka qenë subjekt i një dokumentari të Nick Broomfield, një dokumentari tjetër nga Kevin Macdonald dhe një filmi artistik me regji të Angela Basset. Të gjithë këta filma/dokumentarë u fokusuan në krizat e marrëdhënieve të këngëtares dhe betejave me drogën, por krijuesit e Dua Të Kërcej Me Dikë premtojnë se biografia e tyre, me rol kryesor nga Naomi Ackie, është "festë triumfuese... një udhëtim frymëzues, prekës – dhe kaq emocionues – përmes jetës dhe karrierës së Houston”.

Avatar: The Way of Water

Kanë kaluar 13 vite prej kur Avatar-i i James Cameronit ishte publikuar, por më në fund është koha të rikthehemi në planetin Pandora, kur Jake Scully (Sam Worthington) ka jetuar me Neytiri (Zoe Saldana) dhe pjesën tjetër të popullit me lëkurë të kaltër, Na'vi. Pse kjo pritje e gjatë? Cameron thotë se nuk ka shkruar vetëm një vazhdim por katër: pjesët nga tre dhe pesë të Avatar-it pritet të publikohen mes të tashmes dhe vitit 2028. Ai premton një ngjarje epike fantashkencore të një rritjeje familjare ndër dekada. "Do të jetë një zgjatim i natyrshëm i të gjitha temave, personazheve dhe rrymave të fshehta shpirtërore [të Avatar-it origjinal]," i tha Cameron Rebecca Keegan-it në “Vanity Fair”. "Në thelb, nëse ju ka pëlqyer filmi i parë, do t'ju pëlqejnë këta filma, dhe nëse e keni urryer, me siguri do t'i urreni".

Publikohet ndërkombëtarisht mes datave 14-16 dhjetor.

Korsazhi

"Korzazhi" nga titulli nuk i referohet luleve të vendosura në një fustan mature, por korsetë që e shtrëngon gjithnjë e më fort perandoreshën Elisabeth të Austrisë (Vicky Krieps). Viti është 1877, dhe Perandoresha sapo ka mbushur 40 vjeç. A mund ta ruajë statusin e saj si një ikonë e njohur e bukurisë dhe modës, apo duhet të rebelohet kundër pritshmërive shtrënguese të shoqërisë? Drama plot lojë postmoderne e Maria Kreutzer kujton “Spencer”, filmin e Pablo Larrain për Princeshën Diana. "The Favorite" dhe “Marie Antoinette” gjithashtu vijnë në mendje kur shikojnë këtë histori formalisht jokonvencionale të një mbretëreshe të pakënaqur," thotë Anna Smith për “Time Out”.

Lajme të ngjashme