Përfundojnë homazhet: Kadare do të varroset vetëm në prani të familjarëve - NACIONALE

Përfundojnë homazhet: Kadare do të varroset vetëm në prani të familjarëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë përfunduar homazhet për kolosin e letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

Me duartrokitje e lule të bardha mbi arkëmort, ai është përcjellur për në banesën e fundit.

Ndërkaq, sipas “Top Channel”, me kërkesë të bashkëshortes së tij, Helenës, ai do të varroset vetëm në prani të familjarëve.

Po ashtu, Kadare i cili vdiq të hënën në moshën 88 vjeçare, do të varroset në varrezat e Tufinës.

Në lidhje me propozimet për vendin e varrimit të tij, foli gjatë homazheve kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama:

“Ndërkohë, qysh se lajmi i vdekjes së Ismail Kadaresë mori dhenë, në kutinë e mesazheve të shpeshta të ditëve të mija të zakonshme, më vinin edhe opinione të ngutura nga një ankth i çuditshëm për vendvarrimin e tij. I lexoja dhe kujtoj Ismailin. Përpiqesha të merrja me mend se si do t’i merrte ai ato propozime të pakërkuara për ta varrosur te vëllëzërit Frashëri, te parku përballë Rognerit, tek fusha e gjelbërt prapa Kryeministrisë, te varrezat e dëshmorëve të luftës nacionale çlirimtare, deri te varrezat e dëshmorëve në Kosovë.” – tha Rama, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme