Partneri im nuk masturbohet dhe frustrohet kur nuk bëjmë seks - NACIONALE

Partneri im nuk masturbohet dhe frustrohet kur nuk bëjmë seks

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shkruan Pamela Stephenson Connolly nga The Guardian

Partneri im nuk masturbon, pastaj frustrohet dhe bëhet i vështirë të jetohet me të kur nuk bëjmë seks.

Mendoj se është e padrejtë që krejt përgjegjësia të bie në mua që ta liroj atë nga tensioni seksual. Përfundon duke u bërë si punë shtëpie që duhet ta kryej përveç të qenurit prind, punët e shtëpisë etj.

Dua të marr një mendim tjetër nëse kjo është e drejtë, plus këshillë si të menaxhoj pritshmëritë e burrit rreth asaj se sa seks duhet të bëjnë çiftet me fëmijë në marrëdhënie afatgjate - një grua kërkon ndihmë nga psikoterapistja Connolly.

Përgjigja e Connolly

Dyshoj se kjo nuk ka të bëjë me masturbimin, ose madje edhe seksin. Dyshoj se ka një pendesë nënvizuese mes ju të dyve, dhe duhet të adresohet para se gjithçka të bëhet edhe më keq. Ju besoni se kjo është e padrejtë - dhe mund të zgjidhet vetëm nga ju duke kërkuar nga ai më shumë ndihmë. Je specifike, dhe foli me qetësi - shpreh ndjenjat pa filluar një zënkë. Ju meritoni të keni më pak stres.

Pa barazi më të madhe në marrëdhënien tuaj, ka pak gjasa që interesimi seksual i juaj ndaj tij të rikthehet - dhe jetët tuaja bashkë mund të bëhen edhe më të vështira. Sa i përket këndvështrimit të tij, ai ndihet i margjinalizuar dhe ka nevojë për vëmendjen tuaj. Kjo është e zakonshme kur një partner është - madje, edhe për arsye pozitive - shumë i fokusuar në fëmijët, shëndetin, financat, shtatëzaninë dhe kështu me radhë.

Edhe po të masturbonte, për të, ky nuk është qëllimi; ai nuk po kërkon shërbim seksual - ai mund të dëshirojë të jetë afër teje. Fillo me plotësimin e nevojave tua të përditshme; kjo do të ofrojë rezultat të menjëhershëm pozitiv.

- Pamela Stephenson Connolly është psikoterapiste nga ShBA, e specializuar për trajtimin e çrregullimeve seksuale.

Lajme të ngjashme