Njihuni me krijuesit që riformulojnë bukurinë sipas mënyrës së tyre - NACIONALE

Njihuni me krijuesit që riformulojnë bukurinë sipas mënyrës së tyre

1 vit më parë

nga NACIONALE

Falë ndryshimeve kulturore të kohëve të fundit, bisedat rreth konceptit të bukurisë kanë ndryshuar. Faktorë të shumtë ndërlidhës na kanë sjellë në këtë pikë, si lindja e valës së tretë të feminizmit; ngritja e medias sociale; lëvizja në rritje e sjelljes pozitive ndaj trupit dhe idetë për pranimin e vetvetes, që e kanë shoqëruar atë, dhe më urgjentja, thirrjet shurdhuese për diversitet përpara kamerës e më tej. Si rezultat, një valë e re krijuesish po riformulon bukurinë sipas mënyrës së tyre.Në duart e këtyre drejtuesve kulturorë mbresëlënës, e ardhmja e bukurisë është gjithëpërfshirëse.

Isamaya Ffrench

Grimieria e pavarur britanike, Isamaya French, ka qenë duke i rivlerësuar mundësitë e grimit me qasjen e saj avangarde për të mbështetur dhe ndryshuar bukurinë, që kur u shfaq në fillimet e saj në 2015 dhe që atëherë ka punuar me kompani të tilla si Tom Ford, Byredo dhe Burberry. Linja e saj e grimit e hedhur së fundmi në treg është frymëzuar nga BDSM (që do të thotë: Varësi-Dominim-Sadizëm-Mazokizëm). “Ne ndihemi shumë mirë kur insistojmë të bëjmë gjërat që dimë”, thotë ajo. “Dua të bëj diçka që ndihet ndryshe dhe që është gjithnjë në zhvillim e sipër”.

Cyndia Harvey

Parukieria e lindur në Xhamajkë, Cyndia Harvey, konsiderohet si një nga stilistet më emocionuese të brezit të saj. Filmi i saj i vitit 2017 This Hair Of Mine – një kremtim i flokëve dhe kulturës me ngjyrë, gërshetat e saj në sfilatën e Simone Rocha AW22, ondet e lëmuara nga brendi Jacquemus, dhe krijimi fantastik i stilit afro-punk nga brendi Schiaparelli – dhe tani marka e saj e re për kujdesin ndaj flokëve, po me të njëjtin emër This Hair Of Mine – të gjitha e sfidojnë idealin e bukurisë, sepse ajo thotë: “Unë dua të krijoj një të ardhme ku e zeza lulëzon dhe merr kujdesin e duhur”.

Marcelo Gutiérrez

Frymëzimet energjike vizuale të artistit kolumbian të grimit, Marcelo Gutiérrez, burojnë nga skena e klubeve të fshehtaqueer. “Puna ime përcjell fuqinë, mistikën, argëtimin dhe fuqizimin seksual”, thotë ai. Duke përdorur grimin si mjet shprehjeje, estetika e tij e guximshme ka lënë gjurmë në faqet e revistave të panumërta, si Vogue, Dazed And Confused dhe i-D.

Rowi Singh

Duke riinterpretuar ngjyrat e pasura dhe zbukurimet tradicionale të kulturës punjabi, artistja australiane e grimit, Rowi Singh, feston bukurinë e rrënjëve të saj të Azisë jugore, pas vitesh përpjekjeje për t’i shtypur ato. Estetika e saj e rrënjosur në formatin kulturor dhe përkushtimi ndaj gjithëpërfshirjes kanë bërë që brende të ndryshme, si Fenty Beauty dhe Anastasia Beverly Hills, të kërkojnë të bashkëpunojnë me të.

Lauren Wasser

Pasi i prenë të dyja këmbët për shkak të sindromës së shokut toksik si pasojë e përdorimit të tamponëve, modelja amerikane, Lauren Wasser, e ka kthyer në mision ripërkufizimin e asaj që ne e mendojmë si të bukur. Së fundmi, ajo i është kthyer sfilatës me protezat e saj të arta, duke përmbyllur shfaqjen e koleksionit Cruise 2023 për Louis Vuitton. “Bukuria në botën e modës ka pasur gjithmonë në fokus perfeksionin”, thotë ajo. “Kjo nuk është aspak realiste”.

Lou Northcote

Aktivistja britanike për qasjen e pozitivitetit ndaj puçrrave, Lou Northcote, po përdor platformën e saj për të çstigmatizuar aknet dhe për të çrrënjosur idenë e lëkurës së përsosur si përkufizimin e vetëm të bukurisë. “Po përpiqem të ndërgjegjësoj opinionin për lëkurën e vërtetë”, thotë ajo. “Për të ndihmuar ata që kanë akne të mos ndihen të braktisur dhe për të sfiduar njerëzit të cilët thonë se aknet janë të pista dhe të papastra”.

Devin Halbal

Devin Halbal AKA hal.baddie mori famë në TikTok falë mantrave të saj solidarizuese të mëngjesit dhe qëndrimit ndaj pohimeve pozitive. Ajo nuk do të ishte kurrë muza e preferuar e industrisë pa shkopin e saj seflie. “Si një grua transgjinore që akoma nuk kam hequr qimet e fytyrës apo unë kam bërë ndonjë operacion, po ju sfidoj duke deklaruar se të jesh e bukur do të thotë thjesht të ekzistosh”.

Tish Weinstock është shkrimtare, redaktore dhe konsulente e kreativitetit për çështje që kanë të bëjnë me bukurinë, modën dhe kulturën, dhe gjithashtu redaktore kontribuuese e “Vogue UK”

Lajme të ngjashme