Njerku i Tupac Shakur lirohet pas gati 40 viteve në burg për vjedhje banke më 1981
Njerku i reperit ikonik që nuk jeton më, Tupac Shakur është liruar nga burgu 40 vite pas një vjedhje si rezultat i së cilës dy policë dhe një sigurim mbetën të vdekur.
Mutulu Shakur supozohej të qëndronte në burg për 60 vite, por u lirua nga Komisioni i Lirimit me Kusht të ShBA-ve, me arsyen e "sjelljes shembullore" dhe për shkak se ka një sëmundje të pashërueshme.
Ish-pjestari i Ushtrisë së Zezë Çlirimtare, 72-vjeçar, tani konsiderohet të jetë shumë "i pafuqishëm nga trupi dhe mendja" për të paraqitur një kërcënim për shoqërinë, sipas dokumenteve të zbuluara të gjykatës.
Shakur ishte i martuar me nënën e Tupac, Afeni Shakur, mes viteve 1975 dhe 1982.
Si pjestar i grupit radikal "Familja", i cili përbëhej nga pjestarë të Ushtrisë së Zezë Çlirimtare, Shakur kishte kryer një mori vjedhjesh mes viteve 1976 dhe 1981.
Ai u burgos për pjesmarrje në një sulm të furgonit që transportonte para të një kompanie private sigurimesh.
Plaçkitja, e cila zuri vend më 21 tetor, 1981, rezultoi me vrasjen e sigurimit Peter Paige, derisa u vodhën 1.6 milion dollarë nga furgoni i blinduar në "Nanuet Mall".
Derisa tentoi të arratisej, banda goditi një pengesë rruge në Nju Jork, ku pastaj hapi zjarr mbi policë.
Rreshteri Edward O'Grady dhe oficeri Waverly "Chipper" Brown mbetën të vrarë.
Shakur e gjeti veten në top dhjetëshen e personave më të kërkuar të FBI pas krimit të tmerrshëm, para se të kapej nga agjentët federalë më 12 shkurt, 1986.
Shakur kishte kërkuar lirim të detyrueshëm me kusht në vitin 2016 pasi kreu 30 vjet dënim, por lirimi i tij u refuzua - një vendim i përsëritur në 2018 dhe në fillim të 2022.
Sidoqoftë, Shakur është tash njeri i lirë, edhe pse lirimi i tij është kundërshtuar gjërësisht nga forcat policore.
Tjerë të përfshirë në plaçkitjen në fjalë tashmë janë liruar nga burgu, përfshirë Kathy Boudin, i cili ishte liruar më 2003, Judith Clark, i cili ishte liruar më 2019 dhe David Gilbert, i cili përfundoi dënimin në tetor të këtij viti.
Biri i gruas së Shakur, Tupac, u qëllua për vdekje më 1996.
Njerku i tij themeloi një organizatë me bazë në "Dare 2 Struggle", e cila publikoi një album në përvjetorin e dhjetë të vdekjes së Tupac, me titullin "A 2Pac Tribute: Dare 2 Struggle".
Shakur gjithashtu ishte intervistuar pë një dokumentar të nominuar për "Oscar" për reperin "Tupac Resurrection".
