Njerëzit mendojnë se filmi i Sylvester Stallones nga vitet e 90-a në mënyrë perfekte parashikoi të ardhmen
Shikuesit thonë se filmi i Sylvester Stallones nga vitet e 90-a ishte parashikimi "më i mirë" i asaj se si do të dukej e ardhmja.
Me emra si Sandra Bullock dhe Wesley Snipes, "Demolition Man" i vitit 1993, me gjasë, ka qenë shumë para kohe i lansuar.
Shikoni më poshtë trailerin.
Filmi aksion fantashkencë ndjek luftën kundër krimit në Los Anxhelos, derisa John Spartan (Stallone) dhe krimineli i dhunshëm Simon Phoenix (Snipes) bllokohen në inkubator në gjendje të ngrirë, proces i njohur si "CryoPrison".
36 vite më vonë, është viti 2032, dhe Los Anxhelos është një vend paqësor i quajtur San Angeles.
Por me Phoenix-in përsëri të lirë, Spartan duhet të krijojë ekip me policen e së ardhmes Lenina (Sandra Bullock) për ta kapur vrasësin.
Filmi është më shumë se thjesht një skenar "djali i keq kundër të mirit", pasi flet vazhdimisht për problematikat që edhe sot e shqetësojnë shoqërinë tonë.
Në "Demolition Man", jemi dëshmitarë të shkatërrimit të industrisë së restoranteve dhe në jetën reale pikërisht kjo ndodhi pas Covid.
Raportet e fundit potencojnë se mbi 70 mijë restorante janë mbyllur në ShBA si pasojë e pandemisë.
Gjithashtu, a ju kujtohet kur ndaluam së shtrënguari duart dhe përqafuari për dy vite?
Epo, kështu kominukuan karakteret në film për shkak të përhapjes së sëmundjes në San Angeles. Qyteti fiktiv pezulloi të gjitha format e kontaktit fizik për të ndihmuar në minimizimin e përhapjes së virusit.
Mos të harrojmë sa shumë përdorëm - dhe ende e bëjmë - "Zoom".
Filmi tregon përdorimin e video konferencave si formë normale e komunikimit dhe, le ta pranojmë, të gjithë e kemi përdorur këtë platformë më shumë se një herë dhe disa njerëz ende nuk e dinë ku gjendet butoni "Mute".
Shikuesit po flasin vazhdimisht për ngjashmëritë, me një person që shkroi në Twitter: "A e keni vërejtur si disa filma kanë skena që pak a shumë parashikojnë të ardhmen? Po e shikoj 'Demolition Man'.
"Njerëzit nga e ardhmja thonë se nuk shtrëngojnë duart dhe nuk kanë letër tualeti.
"Ne ishim dëshmitarë të mungesës së letrës së tualetit dhe natyrisht shtrëngimet e duarve."
Një tjetër shtoi: "Nga të gjithë filmat që u munduan të parashikojnë të ardhmen, 'Demolition Man' me shumë gjasë bëri punën më të mirë."
Derisa i treti u pajtua: "Nga të gjithë filmat e viteve të 80-a dhe 90-a që u munduan të parashikojnë statistikisht të ardhmen, mendoj se 'Demolition Man' ishte ai që u përafrua më së shumti."
Dikush tjetër shtoi: "Nëse do të kishit 'Demolition Man' si film që do të parashikonte me saktësi të ardhmen, ju jeni një luftëtar ose një gjeni."
