Një arkeolog u bë stilist mode - ky është rezultati - NACIONALE

Një arkeolog u bë stilist mode - ky është rezultati

1 vit më parë

nga NACIONALE

Para se të bëhej stilist, Marco Panconesi donte të bëhej arkeolog. Dhe pikërisht nga bashkimi i këtyre dy disiplinave – njëra kushtuar rizbulimit të së kaluarës dhe tjetra e fokusuar në parashikimin e së ardhmes – mori formë estetika e veçantë e markës së tij të bizhuterive Panconesi, me krijime të cilat duken si artefakte që dikur i përkisnin një mbretëreshe aliene.

Pjesët më të mira të markës janë ato që përqafojnë plotësisht një ekstravagancë të caktuar fantastiko-shkencore, si vathët Double Kilter që mund të mbahen si rrathë elegantë të varur ose rreth veshit, ose gjerdani Vacanza me perlat e tij të përkulura dyngjyrëshe që duken si pika shiu psikodelike të varura rreth qafës. Dalja e fundit në treg e markës, në bashkëpunim me studion e vogël të modës “KNWLS” në Londrën jugore, përfshin unazën Galax, me gurë që pluskojnë si një plejadë stolish të çmuara.

Megjithatë, çmimet nuk janë stratosferike, të paktën në krahasim me linjat e tjera të bizhuterive. Mund të blini rrathë të trashë veshi për €108 por nëse çmimi ju duket i lartë, atëherë posterat e mrekullueshëm të Encyclopaedia që ilustrojnë një ylber gurësh të çmuar janë më të përballueshëm dhe kushtojnë €33 dhe janë bizhuteritë e përsosura për të stolisur muret tuaja.

Mary Cleary, një njujorkeze që jeton në Londër, është redaktore e bukurisë pranë revistës së dizajnit “Wallpaper”

Lajme të ngjashme