Në Kino Armata promovhet libri "Katërdhetë e pak"
Sot në ora 19:00h në Kino ARMATA, Artpolis organizon përurimin e librit "Katërdhetë e pak" të poetes Vlora Ademi.
Për librin do të flasin prof. Primo Shllaku dhe prof. Agim Baçi nga Tirana, si dhe redaktori i librit prof. Gazmend Bërlajolli.
Promovimi do të realizohet nën moderimin e regjisores dhe aktivistes Zana Hoxha, poezitë nga libri "Katërdhetë e pak" do t'i lexojë regjisorja dhe aktorja Melihate Qena, ndërsa për pjesën artistike do të përkujdesen Elikona Hysaj Shala dhe Astrit Stafai.
EVENT INFO: https://fb.me/e/YIcZc3ff
