Në 100-vjetorin e lindjes së tij, përkujtohet në Kosovë akad.Dr.Hasan Kaleshi
Sot në Institutin Albanalogjik të Prishtinës është promovuar seti i veprave me 4 vëllime i akademik Hasan Kaleshit, për nder të 100-vjetorit të lindjes së tij.
Në ceremoninë e hapjes u kujtua figura e shquar e orientalistit Hasan Kaleshi. Në kuadër të kësaj morën pjesë studiues të shumtë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Turqia. Gjatë ditës së sotme u organizuan diskutime me tema të ndryshme rreth krijimtarisë dhe veprimtarisë së figurës së Kaleshit. Përurimi i veprave të tij u bë sot nga Hysen Matoshi - drejtor i Instiutit Albanalogjik, Isa Memishi - prodekan i Fakultetit Filologjisë, Akademik Feti Mehdiu - themelues i Shoqatës së Orientalistëve të Kosovës, M. Qalim Rushiti - Myftiu i Kërçovës, dhe Kujtim Lepaja - nga shëpia botuese DIJA (i cili nuk mundi të ishte prezent).
Kush ishte Hasan Kaleshi?
Hasan Kaleshi lindi më 7 mars 1922 në fshatin Sërbicë të Kërçovës (Maqedoni) ku i mori mësimet e para nga i ati Ahmed Kaleshi, i cili ishte hoxhë. Shkollën fillore e kreu në [shkollën islame] medresenë e madhe "Mbreti Aleksandër" [i Serbisë] në Shkup. Më 1951 diplomoi në Degën e Orientalistikës në Universitetin e Beogradit, kurse më 1960 përfundoi disertacionin e doktoraturës me titull "Najstariji vakufski dokumenti iz Makedonije na arapskom jeziku" (Dokumentet më të vjetra të vakëfeve të Maqedonisë në gjuhën arabe) në Fakultetin Filozofik në Beograd. Gjatë viteve të 50-ta, kur në Kosovë mbretëronte terrori i Ranković-it (shefi i UDB-së), Kaleshi ishte dërguar në Stamboll "në detyrë të qeverisë jugosllave", sipas raportit të CIA-s (lexo më poshtë). Kaleshi ishte pjesëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Bashkëshortja e Hasan Kaleshit ishte me prejardhje serbe.
Cili ishte roli i Hasan Kaleshit që e kujtuan sot?
Dr. Hysen Matoshi - drejtor i Instiutit Albanalogjik pohoi:
“Kaleshi më kujtohet në një format dinjitoz dhe shumë të qëlluar të veprës së tij shkencore. Besoj thellësisht që rezultatet shkencore do të duhet të ishin edhe këtë rast treguesit e vlerave të tij, si njëri ndër dijetarët e shquar të botës shqiptare veçmas kur bëhet fjalë për shqiptarë të mbetur jashtë anës sonë për kohën specifike ku ai jetoj dhe veproi. Është interes i dijes sonë që të kemi të akseptushme një trashëgimi të tillë. Kjo vepër e botuar në këtë format të përmbledhur, krijon mundësi të vlersëimit më të drejtë dhe autonom, ngaqë jo rrallë të trajtuar në njëfarë varësie të pakuptimtë në jetën e autorit e cila edhe në rastet e autorëve të tjerë nuk do të ishte për ta minimizuar as për ta glorifikuar rezulatin shkencor.”
Isa Memishi - prodekan i Fakultetit të Filologjisë, pohoi:
“Kaleshi na la një trashëgimi vuluminoze dhe me vlerë që gjatë leximit do të shihni se tezat dhe konstatimet e tij janë të pakapërcyshme. Unë do të ndalesha në pak fjalë në një verpim që profesor Kaleshi bëri, për të cilën edhe sot frymon në orientimin e degës së orientalistikës në Fakultetit Filozofik atë kohë, e që sot frymon në Fakultetin Filologjik. Themelimi i degës së orientalistikës ishte një hap i domosdoshëm për popullin shqiptar në përgjithësi. Profesor Kaleshi dha mund të jashtëzakonshëm, sa që i kushtoi edhe me jetë.”
Akademik Feti Mehdiu - themelues i Shoqatës së Orientalistëve të Kosovës pohoi:
“Profesor Kaleshi ka qenë e vetmja dritare për në Evropë. Ai ka lënë një “por” të madhe të hapur për botën arabe. Prej sot opinioi shqiptar, dhe jo vetëm shqiptar do të ketë katër verprat e para, po e theksoj të parat, që veprat e tij akoma nuk janë afruar nga fundi me 1 mijë e disa faqe që i gjeni aty. Aty do të gjeni punën e parë të Hasan Kaleshit që e ka filluar më 1949 dhe ka filluar pikërisht me këtë. Disa vërejtje rreth gjuhës shqipe në shtypin tonë që e kanë prezantuar Hasan Kaleshin në gjuhën turke, gjermane…”
Qalim Rushiti - Myftiu i Kërçovës, pohoi:
“Unë sot vij nga Kërçova me disa dashamirë dhe miq të mi, për ta përcjellë këtë rast, jo për të thënë diçka më tepër në lidhje me figurën e Hasanit, për arsye se atë e kemi tashmë objektivisht shumë të sjellë në këto vepra. Kam ardhur për t’ju shprehur falënderim për këtë organizim me këtë rast dhe ne si kërçovarë ndihemi krenarë që kemi pasur një njeri të përmasave të tilla shkencore.”
Botimi i veprës së Kalleshit, në katër vëllime, në gjuhë të ndryshme: shqip, turqisht dhe arabisht, përkatësisht në variantin original të shkrimit të tyre përbën një nismë me vlerë të madhe historiografike dhe kulturologjike.