Momente nga dokumentari i Ed Sheeran, flet edhe për vdekjen e shokut të ngushtë - NACIONALE

Momente nga dokumentari i Ed Sheeran, flet edhe për vdekjen e shokut të ngushtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këngëtari anglez, Ed Sheeran shihet teksa shpërthen në lot në dokumentarin për jetën e tij. Në trailerin e parë të dokumentarit, “The Sum Of It All”, këngëtari do të tregojë ulje-ngritjet e jetës së tij në serialin dokumentar me katër pjesë në Disney+, i cili do të transmetohet nga 3 maji.

Traileri nis me Edin duke folur për fëmijërinë e tij. Videot e fëmijërisë së Edit ndërthuren me klipe të tij në skenë.

Momentet kulminante janë ato ku flet për ndarjen nga jeta të mikut të tij të ngushtë si dhe për sëmundjen e rëndë që bashkëshortja kaloi gjatë shtatzënisë. Pikërisht në këtë moment, teksa udhëton në një makinë, Ed Sheeran shpërthen në lot.

Gruaja e Ed, Cherry Seaborn dhe dy fëmijët e tyre do të shfaqen gjithashtu në dokumentar.

Lajme të ngjashme