Mediat e huaja: Matthew Perry sulmoi dy gra dhe gënjeu që ishte esëll para vdekjes - NACIONALE

Mediat e huaja: Matthew Perry sulmoi dy gra dhe gënjeu që ishte esëll para vdekjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktori i njohur, Matthew Perry i cili vdiq në fund të vitit të kaluar, raportohet se ka sulmuar të paktën dy gra dhe se ka gënjyer që ka qenë esëll pak para vdekjes së tij.

Sipas “Telegraph”, ylli i serialit “Friends” i cili vdiq si pasojë e efekteve akute të ketaminës, nuk e ka adresuar si duhet shëndetin e tij mendor, duke zgjedhur kështu që të merret me çështjet e tij duke izoluar vetën, citohet të kenë thënë burimet.

“Prej kur përfundoi Friends, ai ka qenë mirë financiarisht dhe nuk i është dashur të punojë, kështu u krijua një ambient i përdorimit.” – ka thënë ky burim, i cili tutje ka shtuar që “ai ka qenë verbalisht, emocionalisht dhe fizikisht abuziv”.

“Gjithçka që ka ditur ka qenë të shkaktojë dhimbje dhe ta luajë viktimën.”

Lajme të ngjashme