Mane: Si e kalon doganën sheh hipokrizinë e kosovarëve – aty është xhamia, pak më tutje të ftojnë për alkool
Dy ditë më parë u publikua edhe emisioni i radhës i Ditarit të Buzhalës, që njëherit ishte i 21-ti në përgjithësi, dhe i pari me formatin e ri, pra me mysafir.
I ftuari i pari rastisi të jetë gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane.
Ju kujtohet, ky i fundit bëri bujë lidhur me një deklaratë për vajin e ullirit, ku kritikoi kosovarët për llojin e kuzhinës që kërkohet.
Megjithatë, në këtë paraqitje, ai tregoi arsyetimet dhe keqkuptimet, ndërsa foli edhe rreth përvojës së tij sa jetoi e veproi në Britani, ku thoshte se shumicën e perimeve në ishull i sollën italianët, porse britanikët nuk ndihen inferiorë apo fajtorë për këtë.
Gjithsesi, në këtë fraksion të cilin e kemi zgjedhur, kemi veçuar momentet kur mysafiri, po edhe autori, flisnin për fenë dhe dallimin apo të përbashkët mes të dyja vendeve sa i përket religjionit.
“Kjo është e njëjtë me dy persona që para se të bëhen bashkë duhet ta shohin njëri-tjetrin lakuriq. Psh sa kalon doganën ti ndeshesh me hipokrizinë e Kosovës, ku sheh objekte kulti, ndërsa gjithashtu shesh lokaleve që të ftojnë të pish alkool. Kjo është një lloj hipokrizie apo jo”, tha fillimisht Mane, duke ndërhyrë më pas edhe autori.
“Edhe ju keni ndërtu xhamia tash, dmth, se nuk po dua ta shndërroj këtu në debat ateistësh”, tha Buzhala, teksa Bledi reagoi shpejtë: Jo, meqenëse ka qenë debati për shaminë.
“Në fakt ky ka qenë debati më i kotë”, vazhdoi Buzhala, duke e pyetur mysafirin e tij të parë në konceptin e ri të emisionit: Si e keni të rregulluar në Shqipëri ju këtë?
“Shqipëria është një vend që respekton liritë fetare, është edhe republikë sekulariste. Kleri fetar për mua, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë janë të njëjtë, qoftë i krishter, qoftë mysliman. Më thuaj ti, ke pare ndonjë imam xhamie apo prift kishte që mbjell ndonjë pemë për besimtarët e tij. Ke pare ndonjë imam xhamie apo prift kishe që bën thirrje për të mos i flakur mbeturinat në rrugë. Të dyja vendet tona i kemi të ndotura. Jemi të papërgjegjshëm”, u kundërpërgjigj mysafiri nga poshtë kufirit shqiptaro-shqiptar.
Në fund fare, ai tha se edhe Shqipëria, po edhe Kosova kanë hoxhallarë që flasin për çdo gjë, por nuk rregullojnë asgjë.
“Ne kemi hoxhallarët tanë në Shqipëri, siç i keni edhe ju këtu në Kosovë që shpeshherë duket mos janë “pop-stars”. Bëjnë çdo gjë, flasin për çdo gjë, por kurrë nuk i kam pare të rregullojnë një çati shkolle, kurrë nuk i kam parë me arka me libra të shkojnë t’i bëjnë dhuratë një shkollë për edukim fëmije. E kam vënë re që besimi fetar ka ngelur aty ku ka qenë”.
Më poshtë edhe pjesa e zgjedhur, ndërsa siç edhe mund ta keni vërejtur, në atë të mësipërme është episodi i plotë.