Libri “Fusha antimagnetike në makrobotë” botohet edhe në gjuhën angleze - NACIONALE

Libri “Fusha antimagnetike në makrobotë” botohet edhe në gjuhën angleze

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Libri “Fusha antimagnetike në makrobotë” e autorit Naim Krasniqi është botuar edhe në gjuhen angleze.

Libri në fjalë është nga fusha e fizikes, ku autori paraqet zbulimin e tij madhor të fushës së re – fushës antimagnetike.

Aty ai shpjegon se si formohet dhe ç’rol luan kjo fushë.

Sipas autorit, fusha antimagnetike si e vetmja forcë shtytëse në makrobotë është ajo që e bën universin të jetë kështu sikurse është.

Pa këtë forcë shtytëse, ka thënë autorit, forcat tërheqëse do ta mbanin universin të tkurrur si një top i vetëm kaotik.

Ky nuk është libri i parë i autorit Naim Krasniqi. Ai në vitin 2023 botoi edhe librin “Mikrobota, më ndryshe”, ku parashtron një strukturë të re të atomit shumë më të përbërë se sa besohej e që e ndryshon njohjen e mikrobotës.

Lajme të ngjashme