Kurti me ministra, deputetë e kryetarë komunash nga VV-ja në homazhet për Kadarenë
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në homazhet pas vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur me ministra të kabinetit të tij. Në të njëjtën kohë, kanë arritur edhe deputetët e partisë në pushtet, si dhe kryetarët e komunave nga VV-ja.
Ndërkohë, edhe presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se do të marrë pjesë atje.
Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare vdiq të hënën në moshën 88 vjeçare.
Sot në Kosovë dhe Shqipërisë është ditë zie.