Kurti duket se çuditet nga fjalimi i Ramës në homazhet për Kadarenë
Kurti duket se është çuditur nga fjalimi që po mban Edi Rama për nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Rama në fjalimin e tij edhe në këtë rast krejt ceremonial, se la pa ngacmuar e tallur oponentët e tij.
Rama, qysh në hyrje të fjalimit të tij, ka përmendur propozimet që u bënë rreth vendvarrimit të shkrimtarit Kadare.
Madje, ai tha se ka marrë propozim që ai të varroset edhe te varrezat e dëshmorëve në Kosovë. Sipas kryeministrit shqiptar ndërkaq, këto propozime janë të pakërkuara.
“Ndërkohë, qysh se lajmi i vdekjes së Ismail Kadaresë mori dhenë, në kutinë e mesazheve të shpeshta të ditëve të mija të zakonshme, më vinin edhe opinione të ngutura nga një ankth i çuditshëm për vendvarrimin e tij. I lexoja dhe kujtoj Ismailin. Përpiqesha të merrja me mend se si do t’i merrte ai ato propozime të pakërkuara për ta varrosur te vëllëzërit Frashëri, te parku përballë Rognerit, tek fusha e gjelbërt prapa Kryeministrisë, te varrezat e dëshmorëve të luftës nacionale çlirimtare, deri te varrezat e dëshmorëve në Kosovë.” – tha Rama, transmeton Nacionale.
“Nuk e di dot çka do të thoshte, por e di njësoj si ai arkmort ku është shtrirë trupi i tij, se po t’ia kasha treguar dotë vigjiljen time të këtij ceremoniali dje në darkë, atje në Durrës te shtëpia buzë detit ku u mbyll për të ndjekur perëndimin e diellit të vet si një spektator i zbritur nga jeta e gjatë në Zenith, do të argëtohej shumë.”
Në momentin kur Rama po shqiptonte këto fjalë, Kurti duket se mbeti i çudtiur, meqenëse nuk është pritur që në ceremoninë mortore të Kadaresë, të hapet ndonjë polemikë. Megjithatë me të përfunduar fjalimi i Kryeministrit të Shqipërisë edhe Kurti iu bashkua duartrokitjeve të të pranishmëve.