Kryetari i Istogut: Kadare do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij në fushën e leterësisë - NACIONALE

Kryetari i Istogut: Kadare do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij në fushën e leterësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, reagoi në faqen e tij për vdekjen e Ismail Kadaresë, duke i ju drejtuar atij si një shkrimtar të shquar ndërkombëtarë, i cili la trashëgimi letrare të madhe.

Ferati tha se Kadare do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij në fushën e leterësisë.

Postimi

“Sot, na la kolosi i letrave shqipe, i madhi Ismail Kadare. Shkrimtari i shquar shqiptar e ndërkombëtar, la pas një trashëgimi letrare të madhe. Veprat e tij janë njohur për thellësinë e tyre dhe për ndikimin e tyre në letërsinë botërore.

Ai do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e letërsisë.

Lavdi jetës dhe veprës së Ismail Kadare!”, shkruan Ferati.

Lajme të ngjashme