Kënga që po e këndojnë të gjithë protestuesit në Iran - NACIONALE

Kënga që po e këndojnë të gjithë protestuesit në Iran

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përtej rrugëve të cilat po i mbushin qe 30 ditë, vajzat, gratë e burrat iranan duke protestuar kundër regjimit në Republikën Islamike të Iranit, qindra-mijëra të tjerë po protestojnë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Shumica nga këto shkrime shpërfaqin dhe në mënyrë poetike tmerrin që po përjetojnë protestuesit nga ushtria brutale e regjimit atje.

Një këngëtar iranian ka grumbulluar thëniet më të mira që ka gjetur dhe nga to ka krijuar një tekst të një kënge e cila është shndërruar në një himn të protestave, duke u bërë himni më i kënduar i protestuesve.

Këngëtari iranian Shervin Hajipour mblodhi tweet-at ku iranianët shprehnin arsyet pse po protestonin dhe nga to e krijoi tekstin e këngës "Baraye" ("Për shkak të").

Brenda 24 orëve që e postoi në Instagram, video arriti në 40 milion shikime. Ai u arrestua nga Qeveria dhe u detyrua ta largonte videon. Por, ishte vonë. Tashmë kënga e tij është kthyer në himnin e protestave në Iran. "Baraye" po vazhdon të këndohet nga gratë iraniane në rrugë, në shkolla, në autobusë dhe kudo tjetër ku ato protestojnë kundër regjimit.

Lajme të ngjashme