Kelmendi propozon: Kosova të shpall ditë zie për vdekjen e Ismail Kadaresë
Gazetari Adriatik Kelmendi ka kërkuar që Kosova të shpall ditë zie për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare.
Ai ka shkruar në rrjete sociale se Kadare ka pasur edhe nënshtetësi të Kosovës.
Postimi:
Kosova duhet të shpall ditë zie me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit, Ismail Kadare.
Kadare, jo vetëm që është i joni duke qenë shkrimtari më i mirë shqiptar, por është i joni edhe zyrtarisht, meqë vitin e kaluar kishte marrë nënshtetësinë e Kosovës.
Presidente Vjosa Osmani?