Kalush Orchestra shet trofeun e Eurovisionit për 900 mijë dollarë - paratë shkojnë për ushtrinë ukrainase
Fituesi i kontestit të këngës evropiane Eurovision, Kalush Orchestra, ka vënë në ankand trofeun për të gjeneruar të ardhura për ushtrinë ukrainase.
Bendi me këngën 'Stefania' triumfoi në Torino më herët këtë muaj, derisa ka thënë se ka grumbulluar plot 900 mijë dollarë nga shitja e mikrofonit të kristaltë, dhe 370 mijë të tjera thuhet se janë fituar pasi u shit kapela ngjyrë rozë e stilit "bucket hat", të cilën vokalisti kryesor i grupit, Oleh Psuik, e kishte bartur gjatë performancës.
Oferta fituese për trofeun i takoi 'Whitebit', një shkëmbim kriptomonedhash që erdhi në formën e 500 ethereum.
Duke njoftuar në Facebook për ngjarjen, bendi shkroi: "Ju djema jeni fantastikë. Vlerësojmë secilin prej jush që ofruat donacion në këtë ankand dhe një falënderim i veçantë për ekipin e 'Whitebit' që bleu trofeun për 900 mijë dollarë dhe tash janë pronarët e trofeut".
Ankandi i së dielës u drejtua nga prezantuesi ukrainas televiziv, Serhiy Prytula. Paratë shkojnë për fondin e tij bamirës, i cili mbledh para për ushtrinë ukrainase në betejën kundër forcave pushtuese ruse.
Ofertat u pranuan edhe me pagesë kripto edhe me vlerat monetare tradicionale.
Prytula tha se kishte 31,088 aplikime në shortin e kapelës dhe se fituesi vinte nga Republika Çeke.
Kalush Orchestra, grup që po luftonte si pjesë e rezistencës ukrainase disa javë para se të fillonte Eurovisioni, u lavdërua gjërësisht nga Evropa për paraqitjen.
Ky grup mposhti konkurrencën e Sam Ryder të Britanisë së Madhe, i cili përfundoi në vendin e dytë, derisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Mariupoli do ta organizojë eventin e Eurovisionit vitin e ardhshëm.
Grupi e fitoi garën e madhe të këngës për vitin 2022 me këngën "Stefania".
Performanca e tyre është konsideruar si një ndër më të mirat që ndonjëherë ka pasur ky shtet.
Një nga veçoritë që ka karakterizuar ketë grup është mungesa e një anëtari i cili nuk ka udhëtuar më grupin në Torino, për të luftuar në vijën e parë të fontit kundër pushtimit rus që është duke ndodhur në Ukrainë.
Anëtarët e grupit pas performacës së parë në finale kishin bërë thirrje që të shpëtohet qyteti ukrainas, Mariupol, dhe fabrika e çelikut Azovstal.
Pas performancës së tyre, ata bënë një lutje për të liruar njerëzit ende të bllokuar në fabrikën e çelikut të Mariupolit të rrethuar.
Ukraina mori 439 pikë nga publiku, të cilat e ndihmuan të shpallet fituese duke grumbulluar plotë 631 në total.
Çka thuhet saktësisht në 'Stefania'?
Orkestra Kalush sjell një mesazh për nënën në “Stefania”. Nga ana lirike, kënga ndërthur dy stile. Në kor, kënga përdor tekste tipike të këngës popullore – fjali të shkurtra me zanore të gjata. Nga ana tjetër, vargjet përmbajnë fjali shumë më të gjata, të cilat realizohen shumë më shpejt në krahasim me refrenin më të ngadaltë, duke krijuar rrjedhën tipike të repit që fansat janë mësuar nga Kalushi.
Një nga fjalët kyçe të këngës është “колискова”, që do të thotë “ninullë”. Ninulla është një simbol në këngë për kujtimet e mira që narratorët në fjalë kanë për nënën e tyre. Tingulli i ninullës i kthen në një moment kur ata ishin ende nën mbrojtjen e nënës së tyre. Kthehet si në kor ashtu edhe në varg, pasi çdo varg rap përfundon me fjalinë "Lyuli lyuli lyuli", e cila është një ninullë klasike popullore sllave.
Kënga fillon me një fëmijë që shikon se si është plakur nëna e tyre. Disa rreshta zgjojnë një ndjenjë nostalgjike për të kaluarën dhe imazhin e një nëne: “Fusha lulëzon, por asaj po i formohen thinjat / Më këndo një ninullë mami / Dua të dëgjoj fjalën tënde”. Ashtu si rimat tipike popullore, kjo pjesë duket më romantike dhe idealizon një situatë tragjike.
Në vargun ku përdoret një rep më bashkëkohor, ka një përshkrim shumë më realist të ngjarjeve. Aty diskutohen vështirësitë e të qenit nënë. Duket se mungon mbështetja për nënën, e cila bën të pamundurën për të rritur fëmijën e saj. Tregimtari e kupton që nëna ka bërë shumë për të dhe se do të kthehet gjithmonë tek ajo: “Më tronditi; më dha ritëm dhe ndoshta fuqinë e vullnetit; nuk mori, por dha”.
Ndërsa nëna portretizohet si një grua e ëmbël dhe e butë në korin e stilit popullor, në vargje, ajo është një personazh shumë më i rrumbullaksuar. Aty portretizohet si një person i fortë, por i ndjeshëm: “Ajo nuk do të zgjohet, nuk do të zgjohet, unë në stuhi të forta / Do të marrë dy shenja fiku nga gjyshja, sikur të ishin plumba".