Jazz, hedonizëm dhe nazistët në ardhje -  Pse “Babylon Berlin” është seriali më i mirë gjerman - NACIONALE

Jazz, hedonizëm dhe nazistët në ardhje -  Pse “Babylon Berlin” është seriali më i mirë gjerman

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Babylon Berlin” është seriali më i shtrenjtë televiziv gjerman, i realizuar ndonjëherë. Është gjithashtu më i suksesshmi, me përshkrimin e Berlinit, më saktësisht të epokës së Republikës së ëeimarit që deri më tani është transmetuar në mbi 100 vende të botës. E gjeni në Netflix.

Që nga sezonet e tij të hershme, qysh në vitin 2017, ky serial me detektivë që sipas këtij përshkrimi mund të ju duket si i mërzitshëm, në fakt është seriali më i kompletuar që ka sjellur në ekran një dekadë të gjatë të demokracisë kaotike që përfundoi në trazira ekonomike, korrupsion dhe, në fund të fundit, fashizëm.

Me hapje të mrekullueshme, ritme të paqarta dhe ekstravagancë muzikore, katër sezonat e serialit, përshkruajnë kohët më të rrezikshme të Gjermanisë, që janë shpjeguar ndonjëherë në ndonjë serial.

Shikuesve u ipet një vizion më i errët dhe dimëror i Berlinit, me rrugët e tij të tymosura, e të mbushura me viktima të dëshpëruara pas vitit 1929. Në katër sezonet seriali ju sjellë nazistët që prej kohës kur ishin të izoluar e deri tek periudha kur ata bëhen pjesë qendrore e Gjermanisë. është jashtëzakonisht interesante të shohësh një serial për nazistët dhe Hitlerin por Hitleri nuk shihet askund si rol. Në vend të tij janë grupet që ai kishte manipluar. Kësisoj seriali na dërgon brenda një bote që askush nuk ka dërguar deri më tash.

Detektivi kryesor Gereon Rath, i luajtur nga Volker Bruch, është kryepersonazhi i serialit, i cili nga hulumtimi i grupeve kriminale të kohës e gjen vetën të infiltruar pranë mbështetësve militantë të Hitlerit, ndërsa ai ndërmerr një detyrë sekrete për të depërtuar në partinë nacional-socialiste.

Ndërsa Berlini përfshihet nga kaosi, autorët e serialit e përshkruajnë këtë gjendje përmes muzikës dhe vallëzimit hedonist të kohës. Berlini ende mbetet një nga qytetet me hedoniste në botë. Por në serial, i gjithë vallëzimi dhe hedonizmi marrin një theks të ri, pasi bëhet e qartë se dekadenca është tani një strehë e fundit, e dëshpëruar nga bota e tmerrshme jashtë sallave.

Në një moment, Charlotte "Lotte" Ritter, luajtur nga Liv Lisa Fries - pothuajse humbet punën e saj kur përpiqet të ndihmojë motrën e saj të pastrehë. Qyteti i përshkruar është një nga ëndrrat e thyera, shpresat e shkatërruara dhe jeta në skaj të egzistencës.

Shikuesit nuk mund të jenë kurrë plotësisht të sigurt se kush është i mirë, kush është i keq, e kush është në anën e duhur të historisë.

Të luash me elementin e njohur të historisë dhe më pas të zhytesh më thellë në botët e gabueshme, njerëzore të personazheve – madje edhe ato më të mjerueshmet – është një nga anët më të forta të serialit.

Ai nuk përshkruan vetëm një marshim linear drejt errësirës që ne audienca e dimë se po vjen, por kujdeset të trajtojë "çka-nëse", kthesat e gabuara dhe ekuilibrin delikat të dritës dhe errësirës në lojë në një situatë kaq të trazuar.

Juve që e lexuat këtë tekst, ju mbetet ta nisni menjëherë shikimin e tij. është thjesht fantastik. Ah njëmend, kënga e preferuar e seriali:

Lajme të ngjashme