Ish-i dhe unë duam të jemi bashkë: A duhet të ndahemi nga partnerët që kemi? - NACIONALE

Ish-i dhe unë duam të jemi bashkë: A duhet të ndahemi nga partnerët që kemi?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga The Guardian

Kam qenë e martuar me një burrë brilant për 30 vite. Patëm një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe sens humori. Isha sterelizuar para se të takoheshim, kështu që ai e kuptonte se ne nuk do të kemi fëmijë, gjë që nuk ishte problem.

Në gjashtë vitet e fundit ne më nuk kemi bërë seks, pasi kisha humbur interesim, por ai më siguroi se nuk ishte fare problem. Mirëpo, një mundësi u krijua me një grua të cilën ai e takoi përmes punës, dhe ata përfunduan duke bërë seks. Ata u takuan kur ai po më ndihmonte mua me disa probleme personale, derisa punonte në shtëpinë e saj.

Ajo mbeti shtatzënë. Ai u ndje se duhej ta bënte gjënë e ndershme dhe më la mua të jetonte me gruan dhe fëmijën.

Ata bënë dy fëmijë, para se ai të kuptonte se ajo ishte mentalisht jo stabile, kështu që u largua. Ndërkohë, pasi u largua, u takova me një burrë 16 vite më të ri se unë dhe ne kemi jetuar së bashku për tre vite. Ai është i sjellshëm dhe i dashur, dhe nuk kemi probleme, por nuk bëjmë shumë gjëra bashkë - nuk hamë bashkë, nuk shikojmë TV bashkë, nuk ndajmë intereset, dhe anglishtja është gjuha e tij e dytë.

Ish-burri im dhe unë kemi mbajtur kontaktet gjithmonë, dhe së fundmi kemi folur për çdo ditë. Ai e ka bërë të qartë se dëshiron të rikthehet me mua. Ende e duam shumë njëri-tjetrin. Jam në mëdyshje çka të bëj. Partneri im aktual nuk ka bërë asgjë gabim, por nuk mund të them se po e shijoj marrëdhënien.

Do të doja të rikthehesha me ish-in tim dhe mendoj se ai e ka marrë mësimin e tij, por jam e shqetësuar si do të shkonte me dy fëmijët e tij. Ata ende jetojnë me nënën e tyre jo stabile. Gjithashtu ndihem shumë fajtore për partnerin tim aktual që të largohet nga shtëpia ime, sepse nuk ka bërë asgjë gabim.

Përgjigja:


Shqetësimi im fillestar dhe kryesor është për dy fëmijët që janë lënë me një grua, e cila ish-burri juaj e kuptoi se është jo stabile mentalisht. Çka po ndodh me ta? A janë të sigurtë? A i sheh babai? Ata duhet të jenë prioriteti i tij dhe shpresoj se janë.

E dërgova problemin tënd te psikoterapistja Jane Hetherington. Të dy u pajtuam se ju ndiheni të shkëputur. Siç shpjegoi Hetherington, nganjëherë njerëzit e bëjnë këtë "kur është më rehat të shkëputësh veten [nga eksplorimi i ndjenjave të vështira]".

Mendoj nëse e keni lejuar veten të eksploroni si jeni ndjerë vërtetë pas përfundimit të martesës? Siç thotë Hetheringon: "Ju thoni se ju dhe burri juaj nuk e patët problem që nuk mund të bëni fëmijë bashkë, ose mungesën e seksit në gjashtë vitet e fundit. Mendoj nëse ka pasur ekzaminim të njëmendtë të këtyre dy problemeve të rëndësishme. Duket se ka pasur mungesë diskutimi dhe eksplorimi emocional mes ju dy".

Çfarë mësimi mendon se ka marrë burri juaj, dhe a mendoni se duhet të merrni një edhe ju? Siç thotë Hetherington: "Keni idealizuar marrëdhënien tënde me ish-burrin dhe, derisa të dy tash jeni jo të lumtur, po e kërkoni njëri-tjetrin, por sa reale është kjo për lumturinë në të ardhmen?"

Pastaj, është partneri juaj aktual, dikë me të cilin ju duket se ndani shumë pak. "Plusi i madh këtu duket se ju nuk grindeni", thotë Hetherington. "Prapë, ju duket se nuk bëni asgjë bashkë. Hamendësoj nëse jeni e tmerruar nga të qenurit e vetmuar".

Lajme të ngjashme