Haxhiu për Kadarenë: Ikonë e letrave shqipe, një zë unik i pakrahsueshëm
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit, Ismail Kadaresë.
Haxhiu për Kadarenë shkruajti se ka qenë dhe do të mbetet një ikonë e letrave shqipe, një zë unik dhe i pakrahasueshëm.
Postimi
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
Populli shqiptar sikurse edhe mbarë bota, sot po përjeton një humbje të madhe të një njeriu që nuk ishte vetëm i shqiptarëve por i mbarë botës, dhe i tillë do të mbetet përjetësisht.
Ismail Kadare ka qenë dhe do të mbetet një ikonë e letrave shqipe, një zë unik dhe i pakrahasueshëm, duke sjellë përmes letërsisë, historinë, kulturën dhe madhështinë e kombit shqiptar.
Me penën e tij të fuqishme, Kadare ka arritur të prekë zemrat dhe mendjet e miliona lexuesve në mbarë botën, duke e bërë atë një nga shkrimtarët më të dashur të kohës sonë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Kadare, popullit shqiptar, dhe lexueseve të tij të pasionuar, anë e mbanë botës!
Qoftë i paharruar kujtimi për të!”