Harrojeni Pinterest, kjo është platforma e re ku kreativiteti juaj merr tjetër kuptim
Ju mungon frymëzimi? Në vend që të kërkoni nëpër Pinterest, në vijim po ju ofrojmë një alternativë: The Vision Board Book. Krijuar nga start-up-i irlandez Vibo, ai është një koleksion me afro 2000 fotografi dhe fraza të bukura të shoqëruara me një udhëzues se si të krijoni përkujtuesin tuaj vizual. Akti i prerjes dhe ngjitjes së imazheve, që na japin gëzim, është një mënyrë argëtuese dhe prekëse për të çliruar imagjinatën dhe për të rigjeneruar mendjet tona të mbingarkuara dixhitale. Siç thotë themeluesja Hannah O’Neill: “Shumicën e kohës, ëndrrat dhe ambiciet tona mbeten në sirtar. “The Vision Board Book” na krijon hapësirë për të identifikuar këto ambicie dhe udhëzon veprimet e nevojshme për t’i arritur ato”. Rrokni gërshërët dhe filloni të ëndërroni. Kjo mund të ndryshojë jetën tuaj.
Katie Teehan është drejtoreshë ekzekutive dhe kryeredaktore e Service95